FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lezha përkujton Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve u përkujtua në Lezhë në 552 vjetorin e ndarjes nga jeta, Aktiviteti bëri bashkë përfaqësuesit e politikës lokale, komuniteteve fetare dhe qytetarë. Në këtë përvjetor munguan përfaqësuesit e qeverisë dhe politikës qëndrore. Skënderbeu është figura më përbashkuese e shqiptarëve, ndaj poeti Agim Doçi, pati një mesazh për të gjithë atë që nuk e kanë vlersuar heroin tonë kombëtar. Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se figura e Gjergj Kastriotit e bën krenar gjithë popullin Shqiptar. Memoriali i Heroit Kombëtar i rikonstruktuar vetëm pak kohë më parë, mbetet një prej destinacioneve kryesore të vizitorëve në Lezhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?