Libër në nder të Moikom Zeqos, prek i biri: Për mua nuk ka vdekur, çdo ditë lexoj vepra të tij

Shkrimtari dhe ish-deputeti Moikom Zeqo është përkujtuar mga miqtë dhe familjarët e tij në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta. Madje Enver Kushi ka shkruar edhe një libër biografik dedikuar atij.

Njëvjetori i ndarjes nga jeta e autorit Moikom Zeqo, ka bërë bashkë disa nga figurat më të rëndësishme të jetës politike të Shqipërisë ndër vite.

Në këtë përvejtor është promovuar edhe libri i Enver Kushit dedikuar të ndjerit Moikom Zeqo.

“Këtu na mblodhi ky njeri i madh. Me Moikomin, titullin, pata fatin ta përgëzoj Moikomin.”

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe dy ish-presidentët, Bamir Topi dhe Alred Mojsiu, të cilët vlerësuan kontributin e Moikon Zeqos.

“E konsideroj Moikom Zeqon padyshim njeriun më të ndritur të eksperiencës time intelektuale, shoqërore dhe politike.”

Arta Dade solli në vemendje anën e autorit si ish-deputet i PS, duke e konsideruar atë si një person të drejtpërdrejt jo vetëm në marrëdhëniet ndërpersonale, por edhe në sferën politike.

“Shpesh flasim për politikën si diçka që duhet të jetë hipokrite, si diçka që duhet të jetë e pavërtetë, si diçka që nuk duhet të bëjë atë që thotë, Moikomi nuk ishte i tillë.”

I pranishëm ishte dhe djali i Zeqos, i cili theksoi se i ati edhe pse jo më fizikisht, vijon të jetojë përmes veprave të tij.

“Për mua Moikomi nuk ka vdekur, unë përditë lexoj vepra të Moikomit.”

Moikom Zeqo u nda nga jeta në 15 qershor të 2020-ës duke humbur betejën disavjeçare me leuçeminë.

Libër në nder të Moikom Zeqos, prek i biri: Për mua nuk ka vdekur, çdo ditë lexoj vepra të tij

SHKARKO APP