“Lufta” britaniko-greke për skulpturat antike
Vazhdon beteja greko-britanike mbi pronësinë e skulpturave të shekullit XIX-të. Greqia vazhdon me insistim të kërkojë nga Britania e Madhe kthimin e skulpturave 2500 vjet të vjetra.
Skulpturat u morën nga Parthenoni në fillim të shekullit XIX nga lordi Elgina, asokohe ambasador i Britanisë së Madhe në Perandorinë Osmane në përbërje të së cilës ishte edhe Greqia.
Por, zëdhënësi i Muzeut Britanik në përgjigje të një kërkese të bërë nga kryeministri grek,. në një intervistë për “Observer” thotë se “parakushti për çdo debat mbi huazimin e skulpturave të Parthenonit është të pranojnë se Britania dhe jo Greqia janë pronarët e tyre të ligjshëm”, duke shtuar se çdo vendim do të merret nga Muzeu Britanik dhe jo Qeveria britanike.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson thekson se “skulpturat e Parthenonit janë pronë e Muzeut Britanik ndaj dhe çdo vendim i tij lidhur me to pranohet pa ndërhyrje politike”.
Greqia pretendon se lordi Elgin ka marrë ilegalisht 56 relieve dhe 19 shtatore duke i korruptuar zyrtarët osmanë. /oranws/