Lugina magjepsëse e Curajt/ Turistët e huaj: Sekreti i alpeve shqiptare

Në skajin më verior të Shqipërisë, e kufizuar me Thethin dhe Valbonën, në bjeshkët e Tropojës gjëndet një nga vëndet më të magjishme të natyrës tonë. Bëhet fjalë për Currajn e Eperm, një luginë magjepëse, që ndanë Nikajn dhe Merturin dhe që konsiderohet nga turistet e huaj si sekreti i fundit i alpeve shqiptare. Prej një viti, falë investimit të vetë banorëve të zonës, tashme në Curraj të Epër mund të shkohet edhe me makinë, duke shmangur udhëtimin prej 5 orësh në këmbë.

Ky fshat turistik, për të cilin është dëgjuar shumë pak, u zbulua rreth 10 vite më parë, nga dy turistë çek, të cilët u nisën nga Thethi për në Valbonë por ngatërruan rrugën dhe përfunduan në Currajt e Eperm. Që prej asaj kohe, kjo zonë ka vizitorë të shumtë, kryesisht të huaj.

“Më pëlqen shumë natyra këtu. Teksa vështron rreth e rrotull, gjithçka është e këndshme, shikon male shumë të bukura, uji është fantastik dhe natyra është virgjer. Ne erdhëm në kembë deri këtu, ishtë një aventure e vështirë por ia vlejti. Do të qëndrojmë disa ditë, pastaj do të udhëtojme drejt Thethit”, thotë një turist çek.

Çesk Prebibaj, është një udherrefyesit turistik të Alpeve të Veriut i cili tregon se për këtë fshat ka interes nga turistët por që fatkeqësisht mungojnë disa nga kushtet bazë.

Perveç bukurive natyrore, ku mund të vizitohen, ujëvarat, shpellat e shumta dhe mund të eksplorohen bjeshkët, vizitoret mund të ndalen edhe në kishen qindravjeçarë e cila ka një histori mjaft të veçantë.

Një tjetër e veçantë e kësaj zonë është fakti se brezat e kaluar, janë betuar dhe i kanë lënë amanet pasardhësve që tokat e tyre të mos i shesin apo t’ia dhurojnë personave të huaj, duke ruajtur në këtë mënyrë, kulturat dhe traditat e tyre.

SHKARKO APP