Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:21 Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin Një gjest i papritur nga Maria Aleksandra Ivezaj, përfaqësuesja e Malit të Zi në konkursin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026”, ka shkaktuar reagime…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luj mirë se do të zëvendësojmë me gru!?…

Kultura E enjte, 30 Shtator 2021 15:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

FJETON nga Hyskë Borobojka –

Nga fundi i viteve 70-t ndodhesha me shërbim në qytetin e Shkodrës. Atë ditë ekipi i “Topit të këmbës” të qytetit Verior do zhvillonte një ndeshje futbolli me ekipin e një qyteti të Shqipërisë së Jugut. Miku im, karikaturisti i madh dhe autor i shumë barsoletave me kripë, Shtjefen Palushi, më ftoi të vinim në stadium se do kënaqeshim e do dëfrenim. Në ato vite në ekipin e “Vllaznisë” luante një mbrojtës krahu me mbiemrin “Çapalik”.

Ishin ato vite kur “Partia-shtet”  kishte filluar t’i zëvendësonte burrat me gra, duke fillua nga “Biroja Politike” ministrit e qeverisë, drejtorët e shefat e dikastereve madje edhe nëpunësve që kishin vetëm çelësat e kashtës, me qëllimin e mirë që karvani i “sukseseve” të socializmit të marshonte përpara drejt “fitoreve” të reja.

Tifozët e shumtë shkodranë kishin mbushur tribunën e shkallët e stadiumit, ashtu si thoshte një komentator i lashtë futbolli “s’kishte ku të hidhje kokrrën e mollës”. Topi  pullali kërcente nga këmbët e një lojtari në kokën e tjetrit, godiste  tranversën e portës, apo e pengonte shtylla  të hynte “dhëndër brenda”. Shkodranët, që humorin “allaxhevap” e me kripë, e kanë në majë të gjuhës, thërrisnin nga tribuna e shkallët e stadiumit:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

-Luj mirë Çapalik, se do të të zëvendësojmë me gru!?…

Këtë traditë të lashtë të “Partisë-shtet”, të zëvendësimit të burrave me gra e të tifozëve në stadium për zëvendësimin e Çapalikut “ me gru” e përsërit e po e ringjall me “sukses”, pas kaq vitesh ne qytetin e Shkodrës, “Rilindja e Re” (me mentalitete të vjetra). Kjo farë “Rilindjeje”, me që doli huq me kryetarë që “emëroi”, pasi kryetar “mavria” bashkie ne qytet, që “Rilindja” e kishte zgjedhur në tufën  trafikantëve me një barrë qejf e dëshirë, doli jashtë qarkullimit, si paraja kallpë, që  hyri me bujë në portën e bashkisë e, pa zënë mirë zyrën e karrigen e kryetarit, u detyrua të dilte nga dritaret si “hajni ( si thonë shpesh shkodranët).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo disfate e pallogaritur e detyroi “Rilindjen” ta largonte sa më parë kryetarin e zgjedhur e të ringjallte reformat e diktaturës e shakatë e tifozëve me mbrojtësin e krahut të “Vllazënisë”. Reforma e “Rilindje” (si të gjitha reformat e saj) ishte e menjëhershme. Ajo vendosi që të gjithë drejtorët, shefat, përgjegjëset e sektorëve në qytetin e Shkodrës t’i zëvendësojë me gra e vajza, me zonja e zonjushe, jo vetëm në bashki, por në të  gjithë sektorët dhe t’i zëvendësojë me gra e vajza, me zonja e zonjushe.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Në këtë “reformë të madhe” ,Rilindja ka shumë të “drejtë ( si drapri), se gratë e vajzat, zonjat e zonjushet janë të urta, të buta e të bindura, si delet e kopesë, që çobani, me krrabë në dorë, mund t’i drejtojë si të dojë. Ndërsa burrat janë të sertë e zevzekë, si deshë me këmborë e cjeptë me zile, që s’i fut dot kollaj në shtrungën tënde. Tani ata drejtorë, shefa përgjegjës sektorësh e nëpunës, që nga “reforma” e Rilindjes së Re” do bëhen gati të dalin nga zyrat e tyre, deklamojnë me zë të lartë titullin e librit të humoristit të mdh, Azis Nesim: “Sikur të isha grua”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 6 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së
Para 7 minutash

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë
Para 8 minutash

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone
Para 8 minutash

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.