“Lule t’bukura ka Tirona”, Bashkia organizon nesër ekspozitë dhe koncert me artistët e Ansamblit popullor

Në vitin jubilar të Tiranës 100 vite Kryeqytet nuk mund t’i mungonte listës së aktiviteteve dhe njohja me traditën e zakonet tironse. Të premten në ora 11:00, Bashkia e Tiranës do të sjellë aktivitetin “Lule t’bukura ka Tirona” në një nga lagjet historike të qytetit.

Për një ditë, “Rruga e Mimozave” ose siç njihet rruga “Kont Urani” pas MAS do të risjellë kohët e shkuara me panairin e luleve tradicionale të Kryeqytetit, ekspozitën e skicave të shtëpive karakteristike punuar nga arkitekti Andi Papastefani dhe këngëve qytetase, sjellë mjeshtërisht nga artistët e Ansamblit Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?