Margariti: Së shpejti ngrihet Parku i Artit

Në Tiranë u zhvillua Forumi i katërt i kryetarëve të kryeqyteteve të Europës Qendrore e Lindore dhe Kinës. Organizuar në panele të ndryshme diskutimi, në këtë forum u ndanë eksperienca nga fusha e ekonomisë, turizmit dhe zhvillimit urban. Pjesëmarrëse në këtë panel ishte dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se në fushën e kulturës u diskutua mbi rëndësinë që ka trashëgimia kulturore në zhvillimin ekonomik të vendit. ”Në përfshirjen e komuniteteve dhe zhvillimin e industrisë kreative, që në Tiranë do ta finalizojmë me ngritjen e Parkut të Artit, në zonën e ish-Kinostudios ”Shqipëria e Re”. Tirana priti për herë të parë Forumin ”17+1” në nivel kryetarësh bashkish, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.

SHKARKO APP