Margariti takim me Luljeta Bozon dhe profesionistë të tjerë

Si pasojë e tërmetit shkëmbi nën kullën e sahatit rrezikon të shembet dhe për këtë arsye qytetarët nuk lejohen të kalojnë pranë tij.

Për këtë arsye, ditën e djeshme, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka pasur një takim ditën e djeshme me inxhinierë, gjeologë, projektues e zbatues.

Ministrja Margariti theksoi se “dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit na vënë përpara nevojës së një ndërhyrjeje urgjente, që të mund të shpëtojmë një nga monumentet më simbolike të vendit tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas matjeve gjeologjike jemi në fazën e hartimit të projektit. U jam falënderuese për gatishmërinë profesionistëve Luljeta Bozo, Gëzim Struga, Besnik Pelingi e Mentor Malaj”, shprehet Margariti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë sipas ministrisë së Kulturës, muzetë e Krujës janë të hapura për vizitorët, ndërsa për shkak të rrezikshmërisë që paraqet nga dëmtimi i shkaktuar nga tërmeti vijon të jetë rreptësishtë e ndaluar që qytetarët të kalojnë pranë shkëmbit në kullën e sahatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?