Marjana Kondi për Mirela Kumbaron: “I them mos me fol se më ke hequr nga puna, ajo më flet”
Në vitin që lamë pas debati mes aktores Mariana Kondi dhe ish minstres së kulturës, Mirela Kumbaro qarkulloi në mediat online.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar nga kryetari i bashkisë së Tiranës me aktorët për çështjen e Teatrit shkaktoi një përplasje mes aktores Kondi dhe ish-ministres Kumbaro. Më pas debati vijoi nga ana e Kondit në rrjetet sociale duke postuar statuse dhe foto për ish ministren.
E ftuar mbrëmjen e sotme në ”Shiko kush luan” Mariana u pyet sërish për Kumbaron për të cilën u shpreh se ajo e përshëndet në rrugë edhe pasi e ka hequr nga puna.
“Ajo me saluton në rruge edhe pse unë i them mos më fol. Ajo thotë që është për kulture por unë i them mos më fol se më ke hequr nga puna” tregon Mariana duke shkaktuar të qeshura në studio.