”Marubi”, i vetmi muze i fotografisë në Ballkan

Në mesin e 50 muzeve nga vende të ndryshme të botës, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, në Shkodër, është vlerësuar si një nga më të rëndësishmit në Europë.

Ekspertët e muzeologjisë kanë vlerësuar se ”Marubi” ka sjellë inovacion, për nga trashëgimia dhe cilësia e ofertës kulturore përgjatë 40 viteve të fundit. I gjithë Ballkani përfaqësohet me ”Marubin” me muzeun e Greqisë dhe atë të Kroacisë, por tashmë objektivi është ngjitja më lart në klasifikim.

Drejt finalizimit është edhe dosja me të cilën muzeu do të kërkojë të regjistrohet si thesar i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Fototeka Kombëtare ”Marubi” është i vetmi muze i fotografisë në Shqipëri dhe Ballkan.

SHKARKO APP