Matematika e “Infinitit”, Giacomo Leopardi “flet” edhe pas 200 vitesh

Për të kremtuar 200 vjetorin e krijimit të poemës “E pafundmja” të Giacomo Leopardit, Ambasada Italiane në Shqipëri, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, sjellin për publikun monologun e prof. Marco Lippi-t nga Instituti Einaudi i Ekonomisë, i cili interpreton vizionin e Leopardit përmes këndvështrimit të një matematikani.

“Duke qenë se librat tanimë shkruhen në një kohë më të shpejtë nga sa mund të lexohen, duhet ta dini se ata vlejnë aq sa e kanë çmimin, kështu jeta u zgjat në proporcion me koston”, do të komentonte mëse 2 shekuj më parë, poeti i madh italian, Giacomo Leopardi.

Për të kremtuar 200 vjetorin e krijimit te poemës “Infiniti” të tij, në sallën Black Box të Universitetit të Arteve, u ngjit në skenë monologu i  prof. Marco Lippi-t nga Instituti Einaudi i Ekonomisë, i cili magjinë e vargjeve të Leopardi-t e interpreton falë gjuhës universale të matematikës.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, për të cilin domethënia e veprës së Lepoardi-t i flet qartësisht realitetit në të cilin jetojmë.

Në vazhdën e një serie nismash për 200 vjetorin e “Infinitit”, të tjera aktivitete artistike do të shoqërojnë kryeqytetin deri në fund të vitit.

/Ora News

SHKARKO APP