Mbahen Çmimet Kult, kush u shpall fitues
Mbrëmjen e të martës u mbajt 15-vjetori i “Çmimeve KULT”, një mbrëmje magjike mes artistësh e surprizash. Mbrëmja u prezantua nga Enkel Demi dhe Edi Oga. Këtë vit ishin 78 artistë të nominuar, për 13 çmime të mëdha si dhe dy çmime speciale.
Fituesit janë si më poshtë:
KËNGA E VITIT:
Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”
INTERPRETUESI LIRIK I VITIT:
Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”
INSTRUMENTISTI I VITIT:
Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludwig August Lebrun
BALERINI I VITIT:
Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”
MONO-DRAMË/ KOMEDIA E VITIT:
Olta Daku me “Shirli Valentina”
AKTORI I VITIT:
Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”
AKTORJA E VITIT:
Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”
DOKUMENTARI I VITIT:
Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”
REGJIA E VITIT:
Ema Andrea me “Natën, Má!”
ARTISTI PAMOR I VITIT:
Kristo Krisiko me “Prolog epilog”
LIBRI ALBANOLOGJIK I VITIT:
Pranvera Bogdani me “Balshajt”
LIBRI ARTISTIK I VITIT:
Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”
PËRKTHIMI I VITIT:
Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro