Mbreti francez Luigji XVI, nuk ishte një monark i përçmuar nga populli dhe i paaftë

Seria: Faktet historike, që i keni mësuar gabim në shkollë

Luigji XVI i Francës, që u rrëzua nga froni dhe më pas iu pre koka gjatë Revolucionit Francez, përshkruhet zakonsisht si një njeri i paaftë dhe i pavendosur, që nuk kujdes aspak për nënshtetasit e mbrëtërisë së tij, por vetëm me mjedisin e tij luksoz. Nuk është e vërtetë.

Në fakt, në kohën e lirë mbreti angazhohej si farkëtar, ndërsa ishte një gjuetar dhe kalorës i shkathët.

Njëherazi ai mbështeti me vendosmëri Revolucionin Amerikan kundër britanikëve, gjë që e falimentoi thesarin e shtetit, dhe ndihmoi në rrëzimin e tij nga froni. Reputacioni i Ligjit si një tiran i egër, u krijua kryesisht nga armiqtë e tij si justifikim për ekzekutimin e tij si një armik i popullit, një epitet që ishte sa i pavërtetë aq edhe i pamerituar.

SHKARKO APP