“Më arrestuan në klasë”, Ismail Kadare “hap” zemrën para jetimëve

Në ditën kombëtare të jetimëve, shkrimtari Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten Helenën i është përgjigjur ftesës për t’i takuar ne nje dalje te rralle. Nuk munguan fjalët e ngrohta dhe mesazhi për shoqërinë shqiptare.

“ E gjithë shoqëria ka për detyrë tua lehtësojë këtë gjendje, do doja të ishtë me i madh interesi me i vazhdueshëm, ju keni nevojë për ngrohtësi njerëzore, nuk ju ngopin fjalët boshe. Një shpirt kur dëshpërohet, kur mallëngjehet, dëshpërohet është i pasur gjithmonë”

Kadare është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve në një rrëfim ndryshe duke treguar disa detaje nga fëmijëria e tij, studimet në Moskë, njohja me Helenën, por edhe për një prapësi në moshën 12 vjeçare që i kushtoi shumë

“Kam qenë 12 vjec me një shokun time të klasës, gjetëm disa shkronja plumbi, na shkrepi në kokë të bënim 5 lekshe fallco. Nuk kishte patur raste më parë të bëheshin monedha fallco në atë kohë. Policia dërgoi një polic dhe na arrestoi në klasë, u bëmë të famshëm për keq. Dikush ma përmendi në biografinë time”.

“Më arrestuan në klasë”  Ismail Kadare “hap” zemrën para jetimëve

180 femijëve jetimë të përzgjedhur nga të gjitha institucionet e vendit, përfshirë fëmijë jetimë të policëve dhe ushtarakëve të rënë në detyrë, shuan kuriozuitetin pasi Ismail Kadare u tha se kishte kuptuar qe letërsia e kishte tërhequr fillimisht kur lexoi një ndër kryeveprat e Shekspirit.

“ Isha në një moshë 11-12 vjeçare, fati e solli që na librat që më ra në dorë për herë të parë ishte libri që nuk ishte i përshtatshëm për fëmijë “Tragjedia e Makbethit” i Shekspirit. Më tërhoqi se kishte fantazma dhe shtriga. Më qëlloi një model i jashtëzakonshëm, më magjepsi doja të isha si Shekspiri. Fillova ta kopjoja librin në fletore.

Femijet kanë marrë dhuratë, veprat e Kadarese me autograf të dedikuar. Sot, në Shqipëri, janë 31.000 fëmijë jetimë, jashtë përkujdesjes prindërore e familjare. Ata jetojnë në 29 qendra rezidenciale në të gjithë vendin, por ajo që është më problematike dhe që ende nuk ka marrë një zgjidhje është se çfarë ndodh me këta jetimë pas moshës 16 vjeç kur ata lënë dhe qendrat ku janë rritur.(BalkanWeb)

SHKARKO APP