Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:24 Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës Lideri demokrat Berisha ka dalë pas kryeministrit Rama dhe po flet me ndjekësit e tij. (kliko për ta shikuar)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mësuesi im ka qenë edhe Dritëroi

Kultura E mërkurë, 22 Shtator 2021 15:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Foto Toti

Prof. Dr. Foto Toti – Të gjithë shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Dritëro Agollit për atë pasuri të vyer letrare që u la bashkëkombësve të vet. Unë edhe pak më shumë, duke u ndjerë para këtij Nderi të Kombit, borxhli në nder… Sepse më ka nderuar dhe bekuar që në fëmijëri, duke ma bërë  gjuhën shqipe më të dashur në të lexuar dhe më të lehtë në të mësuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Pasi mbarova shkollën fillore në fshatin tim, Labovë, pas dy vjetësh ndërprerje për arsye familjare, ika në Gjirokastër për të vazhduar shkollën shtatëvjeçare “Koto Hoxhi”. Nuk kisha asnjë të njohur në klasën time. Orën e parë të mësimit qëlloi që të kishim gjuhë. Pasi na bëri apelin, për të testuar gjendjen e njohurive tona mësuesi na bëri një diktim të shkurtër. Atë ditë unë ndjehesha i vetmuar dhe i paditur. Ditën e nesërme mësuesi kishte sjellë diktimet e korrigjuara. Sapo hyri në klasë bëri pyetjen:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– Kush është Toti?

Unë u çova menjëherë në këmbë dhe prisja çfarë do të më thoshte.

– Toti, e ke mbaruar filloren ti?

– Po! – iu përgjigja me gjysmë zëri.

– Trahana me gjemba!

Këtë shprehje mësuesi im i mirë e kishte të vetën dhe e përdorte kur donte të thoshte: “E ke qullosur…”

– Ti mor djalë,- vazhdoi mësuesi, – jo vetëm që nuk ke haber nga shenjat e pikësimit, por ngatërron edhe gërmat.

Mbaj mënd se jam turpëruar ngaqë më mbuluan edhe djersët. “Dushi” që më dha mësuesi im pas atij diktimi, ma mbajti për një kohë të gjatë akull dëshirën për të vazhduar shkollën. I them tim vëllai se unë do të kthehem në fshat, pasi nuk di asgjë dhe do të turpërohem përsëri para klasës. Ai nuk më mbështeti në këtë ide, por më qetësoi dhe inkurajoi për ta vazhduar shkollën. Dhe kështu ndodhi!

Nëse në atë diktim të parë ngatërrova edhe gërmat, erdhi momenti që unë të bëhesha edhe anëtar i rrethit letrar në Shtëpinë e Pionierit. Pikërisht në këtë kohë, frymëzim dhe inkurajim i jashtëzakonshëm për ta dashur edhe më shumë gjuhën dhe letërsinë, u bë nxënësi i vitit të tretë të gjimnazit “Asim Zeneli”, Dritëro Agolli. Nuk ishte më shumë se katër-pesë vjet më i madh se ne në moshë, por kishte hijen dhe autoritetin e një profesori ngaqë ishte bërë i njohur nga krijimtaria e tij letrare të cilit i botohej gjithnjë e më shpesh në shtypin e ditës.

Herë pas here ai vinte në rrethin tonë letrar dhe na fliste për prozën dhe poezinë, për shkrimtarë dhe poetë të shquar. Madje, recitonte edhe vargje apo pjesë nga krijimtaria e tyre. Na magjepste dhe na linte pa frymë interpretimi i tij artistik, duke u bërë edhe më interesant me atë dialektin e theksuar korçar, saktësisht si devolli! Mezi i prisnim ato ditë kur na lajmëronin se do të vinte Dritëroi…

Pas çdo takimi me të më dukej vetja sikur edhe unë kisha marrë diçka nga frymëzimi dhe pasioni i Dritëroit… Shpesh herë filluan që edhe hartimet e mija të vendoseshin në tabelën e nderit ose do të lexoheshin nga mësuesi para klasës. Gati m’u krijua bindja se do të bëhesha shkrimtar. Ëndërr që ma zbehu edhe gëzimin kur më doli e drejta e studimit për të vazhduar Politeknikumin Mjekësor. Një i afërmi im, më bindi dhe më këshilloi se duke u bërë mjek mundej të bëhesha edhe shkrimtar, por e kundërta ishte e pamundur.

Nga viti 1948, kur isha në shtatëvjeçare, nuk e takova më Dritëronë edhe pse çdo ditë ndiqja dhe njihesha me aktivitetin e tij shoqëror dhe krijimtarinë letrare. Për të mbërritur në një ditë fatlume shkurti të vitit 2004, kur përballem për herë të dytë me Dritëro Agollin, pra, pas 66 vitesh…

Këtë herë, trokiti si pacient në klinikën time. Sapo e pashë në derë shpërtheva gëzimin dhe mallin e fëmijërisë. Nuk më mbante mënd mua, por jo se kishte harruar Gjirokastrën. Ndoshta nga vitet e shumta që kishin kaluar dhe ca nga modestia, ashtu si në mjegull iu kujtuan disa çaste nga  takimet e bëra me rrethin letrar në Shtëpinë e Pionierit.

Edhe më madhështor e përjetova Dritëro Agollin në këtë takim të dytë. Mbase ngaqë i kisha lexuar gjithçka që ai kishte shkruar në prozë dhe poezi. Por, edhe gjigand më ka mbetur në kujtesë pasi doli nga klinika. Nga ato bashkëbisedime të paharruara, po veçoj vetëm dy pasazhe. I pari është ai postulat i artë që ia kushtoi dhëmbëve.

-Dëgjo, mor Foto! Unë mendoj se dhëmbët janë proletariati më i shfrytëzuar! Kur është puna për të ngrënë diçka përdorim dhëmbët, kur bëhemi nevrik apo çirremi shtrëngojmë dhëmbët; kur duam të bëjmë diçka tjetër, forcën po te dhëmbët e gjejmë; edhe kur duam të qeshim për t’u dukur më të gëzuar dhe më të bukur po dhëmbët tregojmë… Por, çudia më e madhe është se për këta dhëmbë kujtohemi vetëm kur na dhëmbin ose kur i humbim. Ja si unë tani që dua të vë protezat si për t’u ndëshkuar dhe larë mëkatet e mosvlerësimit dhe kujdesit ndaj tyre!

Gati pesë ditë u takuam në atë kohë që vendosi dhëmbët Dritëroi. Për fat, i qëndruan shumë mirë sepse edhe nofullën e kishte shumë të rregullt.

Unë në atë kohë, sa kisha përfunduar dorëshkrimin e librit tim “Labova, arsimi dhe arsimtarët e saj”. U bëra i “pacipë” dhe gjatë një seance pune në ato ditë i them:

-Mbase të bezdis dhe të pengoj, por sikur t’i hidhnit një sy këtij librit që jam duke shkruar për mësuesit e mi…”.

-Po ku ka gjë më të fisshme se sa të shkruash për mësuesit?! Kjo është puna më e mirë që mund të bëjë një njeri.

Të tillë e quajti edhe për vete plotësimin e dëshirës time. Sepse pa u mbushur java bashkë me dorëshkrimin e librit tim më dha edhe dy faqe letër me vlerësimet e tija.

-Ty të lumtë mendja dhe dora! Ti ke merakun se a ka dalë mirë pasi nuk je letrar. Kur një gjë shkruhet me shpirt e zemër nuk është nevoja të jesh i talentuar apo profesionist. Ndaj, të lumtë për këtë punë që ke bërë!

Ja përmbajtja e letrës:

 FISNIKËRIA E NJË LIBRI

Kur arrijmë në një moshë të thyer, fillojmë e mendojmë për rrënjët tona, për gjyshërit e stërgjyshërit, për fshatin, për krahinën apo qytetin nga kemi dalë dhe kemi ardhur gjer më sot. Në moshën e re as na shkonte mendja tek rrënjët, vështronim vetëm kurorën e pemës me fletët dhe me frutat e saj. Ky mendim më ndjek, duke shfletuar librin plot me fisnikëri “Labova, arsimi dhe arsimtarët e saj” të Prof. Dr. Foto Totit, që është një homazh për figurën e ndritur të mësuesit dhe një nderim për Labovën, fshatin e tij të lindjes.

Në këtë libër Prof. Dr. Foto Toti e quan me të drejtë mësuesin prind të dytë për misionin e tij ndaj formimit të njeriut si qytetar me dituri, me moral, me humanizëm dhe me atdhetarizëm. Prandaj mësuesi është i thurur me rrënjët tona: me etrit, gjyshërit dhe stërgjyshërit. Kjo e shtyn autorin të kujtojë dhe të nderojë të 150 mësuesit e Labovës, për të cilët thotë:

“Ka një fakt befasues: që nga hapja e shkollës së parë shqipe e këtej arsimtarët e Labovës bëhen mbi 150. Përqasur me numrin e familjeve të fshatit, i takon më shumë se një mësues për familje. “Në çdo fshat ka një kandil drite të ndezur “, thoshte Hygoi. Përfytyroni ç’dritë është bërë në Labovë nga kaq kandila të ndezur!”. 

Por këta “kandilë” mbetën njëri pas tjetrit të ndezur, se kishte një truall që i ndizte dhe që i ruante për të mos u shuar.

Ketë truall, Labovën, biri i saj Foto Toti, e përshkruan me një gjuhë të këndshme dhe të kulluar si një çerdhe patriotike që me përpjekje e luftë hapi dhe mbrojti shkollën shqipe që ne fillim të shekullit të shkuar. Me dashuri dhe me mall ai jep bukurinë e peizazhit të Labovës, gurët dhe drurët, pemët dhe njerëzit. Dhe të duket sikur mes këtij peizazhi ecin dhe shpërndahen të 150 mësuesit dhe profesorët labovitë në gjithë Shqipërinë.

Libri i Foto Totit të shton dashurinë ndaj mësuesit, për të cilin dikush ka thënë se është presidenti ynë i parë.

Dritero Agolli

10 shkurt 2004

Këtë letër të Dritëroit e ndjej dhe e çmoj, si të jetë diplomë Harvardi!

Herën e parë me Dritëroin, u takuam në vitin 1948 në Gjirokastër. Të dytën, pas 66 vitesh në Tiranë. Të tretën… Të ndritë shpirti i Madhi Dritëro! Vepra Jote do të mbetet e kujtohet për jetë…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 3 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 1 ore

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.