“Midis errësirës dhe dritës”, vepra e Chagall në muzeun e “Louvre”
Në Muzeun e “Louvre” në Abu Dhabi është ekspozuar një pikturë vaji surrealiste nga artisti i njohur ruso-francez Marc Chagall, si dhe vepra të mjeshtrit të madh Pablo Picasso. Piktura e Chagall, e titulluar “Midis errësirës dhe dritës”, u krijua midis 1838 dhe 1943 dhe përshkruan dy figura të shkrira në njëra-tjetrën. Është një nga 27 veprat artistike të huazuara nga muzeu i projektuar nga Jean Nouvel këtë javë.
Blerjet dhe huatë e tjera që do të shfaqen në galeritë e “Louvre” Abu Dhabi si pjesë e rotacionit vjetor të veprave artistike përfshijnë dy vepra të piktorit francez të barokut Georges de La Tour, skulptura bronzi nga Auguste Rodin dhe një libër topografik i shekullit të 14-të nga Persia.
“Blerjet tona të reja përfaqësojnë ndërtimin e vazhdueshëm të një koleksioni kombëtar interesant dhe historikisht të vlefshëm për Abu Dhabi i cili, nga ana tjetër, kontribuon në misionin tonë, që të tregojmë histori të lidhjeve kulturore nëpër civilizime, kohë dhe gjeografi të ndryshme,” tha Manuel Rabate, drejtori i Louvre Abu Dhabi.
Muzeu ka siguruar gjithashtu 18 hua të reja nga Paris ’Centre Pompidou. Adhuruesit e artit kanë mundësinë të njihen nga afër dhe me personalitetin e pikturës së Henri Mattise në vitin 1909 “Gruaja Algjeriane”, skulptura abstrakte prej bronzi e Raymond Duchamp-Villon nga 1914, “Le Grand Cheval”.