Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mos e lër ironinë të të kontrollojë

Kultura E hënë, 27 Shtator 2021 06:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Rainer Maria Rilke
Përktheu: Rrona Jaka

Viarexho afër Pisës (Itali), 05 prill 1903

Duhet të më falësh, i nderuar zotëri, që veç sot gjeta kohë t’i përgjigjem letrës tënde të 24 shkurtit: nuk kam qenë mirë nga shëndeti, jo saktësisht i sëmurë, por më ka kapur një plogështi, një si grip dhe më ka lënë të paaftë për të bërë ndonjë gjë. Dhe, në fund, kur gjithçka dështoi, m’u desh të udhëtoja në portin jugor, efektet benificiale të të cilit më kanë ndihmuar ta kaloj kohën. Por, ende nuk jam krejt mirë, e shkruara është e vështirë, prandaj duhet t’i marrësh këto pak fjali sikur të kishte më shumë prej tyre.

Fillimisht dua ta dish se çdo letër nga ti, gjithmonë është kënaqësi; ti vetëm duhet të kuptosh sa u përket përgjigjeve, të cilat mbase, do të të lënë me duar të boshatisura; se fundi fundit, dhe sidomos në gjërat më të rëndësishme e më të thella, jemi tmerrësisht të vetmuar, dhe për një person të jetë në gjendje ta këshillojë, lëre më ta ndihmojë një tjetër, duhet të ndodhë një marrëveshje e madhe, një marrëveshje e madhe dhe e përbashkët, një konstalacion i tërë duhet të bien në ujdi që ajo të mund të realizohet sado pak. Ka veç dy çështje për të cilat doja të flisja me ty:

Ironia: mos e lë të të kontrollojë, veçanërisht në momentet jokreative. Në rastet kreative provo ta fusësh në përdorim si një mjet tjetër për ta kuptuar jetën. E përdorur me vend, e pastër siç është, nuk ka nevojë t’i turpërohesh pranisë së saj; dhe nëse ndjehesh shumë i afërt me të, nëse ke frikë që po të rritet intimiteti me të, atëherë kthehu te temat e mëdha dhe serioze, në raport me të cilat ironia bëhet e vogël dhe e padobishme. Kërkoje thelbin e gjërave: ironia kurrë s’mbërrin deri aty – e nëse rastësisht gjatë kësaj përballeni me diçka të jashtëzakonshme, zbuloni nëse kjo mënyrë e lidhjes me gjëra buron nga pjesa e domosdoshme e qenies njerëzore. Ngaqë nën peshën e temave serioze, ironia, ose zhduket (nëse është diçka e rastësishme) ose në të kundërtën (nesë vërtet të përket ty në formën amtare) merr forcë dhe kështu bëhet një mjet serioz duke zënë vendin e saj mes elementeve me të cilat je i detyruar ta krijosh artin tënd.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe gjëja tjetër për të cilën doja të të flisja sot, është kjo: Mes gjithë librave që zotëroj, ka vetëm disa pa të cilët nuk mund të funksionoj, dy prej tyre i kam gjithmonë me vete, kudo që jam. I kam marrë me vete edhe tash: Biblën dhe librin e jashtëzakonshëm të shkrimtarit danez Jens Peter Jacobsen. Pyes veten nëse e njeh punën e tij. Janë të lehta për t’u gjetur, sepse një numër i madh janë në dispozicion e të përkthyera mirë në Bibliotekën Universale të Reclam-it. Mundohu të gjesh volumin e vogël “Gjashtë novelat” nga J.P. Jacobsen, dhe novelën e tij “Niels Lyhne” e filloje me tregimin e parë të këtij volumi i cili titullohet “Mogens”. Do pushtohesh nga një botë e tërë gëzimi, nga madhështia e pakuptueshme e një bote të re. Jeto për një kohë me këto libra, mëso nga ta ato që vlen të mësohen, por mbi të gjitha duaji. Kjo dashuri do të të rikthehet mijëra e mijëra herë, dhe pavarësisht se ku të çon jeta, kjo dashuri, jam shumë i sigurtë, do të lundrojë përmes thurjeve të qenësisë tënde si një nga temat më të rëndësishme e gjithë përvojës, zhgënjimeve dhe gëzimeve tua.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse më duhet ta them se nga kush kam mësuar ndonjë gjë mbi natyrën e krijimit artistik, mbi thellësinë dhe përjetësinë e saj, ka vetëm dy emra që mund t’i jap: të J. P. Jacobsen-it, poetit të madh, dhe të Auguste Rodin-it, skulptorit që nuk i afrohet askush nga artistët e gjallë sot.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Gjitha sukseset në rrugën tënde!
Juaji,
Rainer Maria Rilke

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 16 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 25 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 30 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 46 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.