“Mullari” i Monet shitet për 110 milion dollarë

Një rekord i ri është vendosur për vlerën e pikturave të impresionistit të famshëm francez Claude Monet.

Në një ankand të zhvilluar në New York, blerësi ka paguar plot 110 milion dollarë duke e bërë atë veprën e nëntë më të shtrenjtë në histori që shitet në një ankand.

Monet e përfundoi pikturën në vaj në vitin 1980 si pjesë e serisë së tij Meules (Mullarët), e cila përshkuan jetën në rajonet rurale pranë shtëpisë së tij në rajonin e Normandisë.

Kjo është hera e parë që një pikturë impresioniste shitet për më shumë se 100 milion dollarë.

Sipas BBC, blerësi nuk ka dashur ta bëjë publik identitetin e tij por mësohet se ka mundur në ankand 5 konkurrentë të tjerë.

SHKARKO APP