Muri romak i qytetit të lashtë të Finiqit, miratohet projekti i restaurimit
Muri romak i qytetit të lashtë i Finiqit do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit.
Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit “Konsolidimi i parkut romak në parkun arkeologjik të Finiqit”.
Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë parashikon ndërhyrje konsoliduese në banesën me dy peristile.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
Finiqi pjesë e pandarë e trashëgimisë tonë kulturore, përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike. Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. Mund të vini në park me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën kombëtare Sarandë-Gjirokastër dhe duke u kthyer në fshatin e Finiqit.
Në qendër të fshatit, do të gjeni një rrugë të asfaltuar e cila do t’ju çojë në kodrën ku ndodhet parku.
Krahas monumenteve në brendësi të mureve fortifikuese, kodra e Finiqit ofron për vizitorët një eksperiencë të jashtëzakonshme, falë pozicionit gjeografik nga ku mund të kundrohet ultësira e Bistricës, liqeni i Butrintit dhe gjithë pellgu i Delvinës.