Mustafa Nano për Skënderbeun: Mos e bëni legjendë

Një nga temat që ka lëvruar në analizat e tij Mustafa Nano, është periudha dhe figura e Skënderbeut. Ditët e fundit në media kanë dalë sërish debate për origjinën e nënës së Skënderbeut ku sipas historianit Paskal Milo, ajo ishte serbe. Nano është shprehur në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, për Grupin Mediatik “FJALA” se figura e Skënderbeut është legjendarizuar më shumë se ç’duhet.

-Pse ky lloj debati për Skënderbeun?

-Nuk e di, më tepër ka spekulime që bëhen nëpër portale. Unë e thashë dhe aty me bisedën me Paskalin. Këtu është faji edhe i historianëve dhe akademikëve shqiptarë që në harkun e shumë viteve kanë krijuar një lloj mitologjie dhe kanë krijuar Skënderbeun legjendar. Ndërkohë që mund të krijonin një Skënderbe historik. Do ishte po njësoj heroi ynë nacional. Njerëzit e zakonshëm kanë në kokë një Skënderbe të tyren, që është legjendë. Pjesë e legjendës është natyra etnike qind për qind e pastër. Kjo është pjesë e portretit. Nëse ti nxjerr një fakt historic që bie ndesh me këtë lloj vizioni duket sikur e ndot, dhe duket sikur ti po bën një lojë të ndyrë tani. Ndërkohë që ky është diskutim i natyrës akademikë. Është thjesht diskutim që duhet mbyllur në botën akademike./Fjala.al

YouTube player

SHKARKO APP