Muziktaret gra të Tiranës, artistet që gjallonin jetën e kryeqytetit më 1930
Trashëgimia shpirtërore e Tiranës në muzikë, një libër i sapobotuar nga akademiku Vaso Tole sjell historinë e zhvillimit të 100 vjetëve muzikë popullore qytetare në Tiranë. Për muzikologoun, historia e saj nuk është tipike dhe as që ka lidhje me muzikën orientale.
Ai e sheh hovin e saj më të madh me shpalljen e Tiranës kryeqytet.Ndryshe nga ç’mendohej në perceptimet e përgjithshme, Tirana e viteve 1930 nuk ishte një vend i mbyllur dhe i paemancipuar. Dëshmi për këtë përbën muzika e kohës, e në veçanti një shenjë e qartë e emancipimit, është roli i gruas në shoqëri. Zonjat e Tiranës që ishin edhe zonjat e muzikës, dokumentohen së bashku për të krijuar kuadrin e plotë të një kryeqyteti të ri, ku arti e gruaja zinin vendin qe u takonte. Atë kohë në Tiranë do të mbërrinin familjet më të mëdha artistike në vend për ta zhvilluar në kryeqytet aktivitetin e tyre, mes tyre edhe Hafize.
Libri voluminoz hedh poshtë legjendat e një Tirane pa muzikë, arti i së cilës që njësuar brenda termit Shqipëri e Mesme, para 1990-ës. Në fund të tij, një CD me këngë të arta shërben si pohim i Tiranës së fshehur per më se pesë dekada.
(BalkanWeb