Natasha Lako: Për shpresën që po na bën më të mençur

Nga Natasha Lako –

Ne kete kohe, mund te bejme edhe nje grafik per shpresen. E paperfytyrueshme me pare, por si jete normale qe na eshte privuar, por qe egziston dhe eshte duke u afruar perseri gjithenje e me teper. Dhe hyj ne rradhen e atyre qe i besojne lajmeve te mira. Qofte se nje mikja ime sapo me poston nje lajm te larget , qe tregon se po punohet per rezultate duke nderhyre ne gjakun e te semureve me Kovid 2, me ate qe shkencetaret e quajne konvaleshent plazma dhe hipper globuline, te marre prej te sheruarve nga ky virus.
Nje lajm tjeter te revistave shkencore e ka shperndare pak me pare edhe doktori i mirenjohur Sulcebe, ne frontin e pare te luftes kunder kesaj fatkeqesije, ku po semuren edhe shume mjeke.
Le te shpresojme, me thote mikja ime. Dhe une kujtoj gjithenje nenen time qe perseriste shpesh se shpresa mban njeriun gjalle. Shpresa eshte gjithenje dicka e mire qe desherojme ta afrojme, aq sa ta bejme njesh me veten, kesaj here , ne formen e ndonje medikamenti , kur dite per dite degjojme se testimet e vaksinave, sado me nje kurajo te madhe pershpejtuese, si po eksperimentohen sot, kerkojne nje periudhe me te gjate per t’u prodhuar dhe vene ne perdorim.
Dhe kjo nuk eshte thjesht nje enderr. Shpresa permban edhe intuiten e njeriut edhe realitetin qe njeriu e kupton mire , edhe besimin te aftesite e pafundme.
Shpresa fsheh gjithenje edhe dhimbjen dhe ankthin.Sepse duket sikur edhe koha ecen ne drejtim te kundert deri sa ajo vete te vije , te te takoje si ne nje grafik te cuditshem . Dhe ne drejtim te kundert fillon te ece gjithe bota, deri sa po kujton te gjithe llojet e murtajave qe kane rene.Atehere e kupton se sa e ndryshme eshte endrra, kur je ti vete, qe i vete pas,sado qe vete ajo vrapon ne lojen e saj te madhe.
Por mua me pelqen te flas per shpresen e sotme, per ate shprese qe zhbllokon edhe endrrat e ndalura.
Njerezit po vdesin. Si eshte rasti i nje infermjereje britanike qe la tre femije pas dhe qe ishte me fat, qe ne fund mori perqafimin e te shoqit.
A do te kishte vdekur kjo nene e re, sikur bota te kishte marre me seriozisht, goditjet qe i dha Sars ose Mers, si dhe aftesine qe ka fituar virusi qe nga trupi i kafsheve te kaloje te trupi i njeriut, madje duke pritur mutacione .
Pergjigjen nuk mund ta japim sot. Vec te tjerash pasi njeriu shpesh perpiqet te largoje te keqen, nepermjet pershkujdesjeve te tijat. Dhe kur themi te tijat kjo permban edhe pergjegjesi. Le ta quajme he per he kaq. Sepse sot kemi nevoje vetem per shpresen qe afron nje rrugezgjidhje patjeter.
Sepse duke patur para syve betejen tronditese qe behet me semundjen neper spitale, duke pare se si po na semuren infermieret dhe mjeket tane, prape se prape pa u dorezuar asnje cast edhe ne sakrifica me te medha, ne e kuptojme se kjo beteje vazhdon, ne dhjetra e dhjetra laboratore te biokimise dhe ne nje pagjumesi shkencetaresh dhe shkencetaresh, po aq te dropitur, si ajo shitesja e re qe zgjohet erret, dhe te gjithe se bashku perpiqen ta vene boten perpara nje starti te ri. Dhe te gjithe e kane kuptuar, se asnje rezultat nuk mund te arrihet sidomos ne mjekesi, ku bashkohet interesi i perbashket per mbrojtjen e jetes, pa bashkepunimin dhe mbeshtetjen e institucioneve shteterore.Dhe kjo do te zgjoje nga gjumi edhe neoliberalet e delirit edhe inercistet e nje menyre jete laiser faire, qe po i ben njerezit mbare botes ende t’i sulen plazheve.Aq jane mesuar qytetaret e vendeve me te zhvilluara me lirine e njeriut.
Dhe kete dyndje e kap syri , njelloj si ne nje plazh edhe ne nje treg te Tiranes.Dhe ku.? Atje ku njerezit sulen drejt perimeve me te lira! Neser disa te infektuar me teper.Per te mos folur per pikat e lotit.
Atehere e kupton se vete koha eshte nje ngerc qe njerezit duan ta mos e kuptojne. Sepse nuk kuptohet perse me aq shpengim, ne shume vende te zhvilluara eshte hequr dore edhe nga vaksina kunder tuberkulozit.Dhe sot kuptojme edhe me mire edhe paaftesite institucionale boterore ,gati ne mosperfillje ndaj rreziqeve kunder shendetit dhe pergjegjesine e cdo njeriu, qe gjendet i rrezikuar. Dhe shprese qe me kurben e saj, megjithese ne kurben e vete semundjes Covid, tenton gati ne pamundesi te jetoje he per he me nje mundesi te vetme. Te mroje njererezit e mbyllur ne shtepi. Gjithe ai njerezim qe pret ne mbrojtje midis ketij bombardimit te pazakonte virusal e qe kujton edhe rrethimin e gjate te Lenngradit, Peterburgut te pardjeshem dhe te sot em, edhe Ana Frankun e Amsterdmit..Dhe midis ketij izolimi vjen nje lajm,
nga Australia qe tregon se po ben efekt, nen kontrollin e mjekeve nje medikament qe eshte perdorur kunder zgjebes,.madje disa e botojne si ilac kunder morrit.Ndersa ai i malarjes eshte vene ne perdorim.Aq sa te duket sikur bota nuk e ka shpikur ende raketen dhe kunder raketen.Ose qe nuk ka c’i do ato pa gjetur si te kunderpergjigjet kunder Covid 2.
Pret edhe mikja ime e mire, me te cilen kam shkuar te shoh ne varrezat e Arlingtonin vendin ku prehet Xhon Kenedi me Zhakelinen amerikane te revolucionit francez.
Pret gjithe bota qe ka kaperxyer 1000000 te infektuar. Lajmi i fundit,qe shpresojme te mos jete bosh, nuk eshte perhapur ende nga agjensite shqiptare dhe ndoshta ka rezerva per t’u perhapur edhe kudo. Por pse jo,te vjen mire kur e degjon.
Madje ne Shqiperi eshte edhe me keq,se mund te denohesh si i infektuar me shenje paniku.Mund te thone se sa me shprese ke, aq me teper j e i pushtuar prej frikes.
Sepse edhe kjo mund te ndodhe ne kete ankth dhe pergjegjesi te madhe.Mirepo shpresa mbetet.
Sidoqofte ka laboratore me te cilat agjensite federale te Sh.B.A dhe qendra kerkimore nen varesi te departamentit qe lidhet me shendetesine,ushqimin dhe barnat, po bashkepunojne qe plazma e njerezve te sheruar nga Covid 2 te injektohet te te infektuarit e shumte.Madje eshte ngarkuar Kryqi i Kuq, qe te grumbulloje donacionet.
Ndoshta ndonje lajm tjeter I tille do te na vije nga ndonje skaj tjeter i botes,atje ku ka potencat dhe organizimet i perkasin gjenialitetit. Atje ku,pse jo bota konkuron edhe me dinjitetin e vet.
Dhe forca e njeriut do te triumfoje.Deri atehere, qe une uroj te jete neser.
Ne menyre patetike,per ata qe jane mosbesues ne gjithecka,edhe ne fjalen time,une besoj se kam lindur si vajze e shpreses.Ne menyre te thjeshte dhe si fakt, kam lindur nga nje nene qe ka shpetuar nga shpikja e penicilines . Ne menyre politike, kam lindur kur keto penicilina menjehere pas luftes arriten t’i dergonin emigrantet e vjeter shqiptare te Amerikes.
Ne menyre boterore, mamaja ime mund te quhet nje nga heroinat e rralla, qe mbijetoi si pak te tjere qe e moren bacilin kok gjate krizes se luftes,.Ne menyre personale, ajo ishte vetem Margarita ime, qe vendosi te me sjelle ne jete, duke rrezikuar jeten e saj.
Dhe ne menyre sekrete mund te them se tronditem e mundohem te mbaj lotet , sa here degjoj ariet e Violetes se Xhuzerpe Verdit, ,madje edhe kur ne filmin Moulin Rouge, vazhdon te kendoje Nikol Kidman, kengen e saj te dhimbjes, ndoshta edhe per ata qe nuk i percjellim dot per ne banesen e fundit edhe sot.
Por ne pak flasim per jetet tona. Dhe momentet e sotme edhe per kete po na bejne me te mencur.
Po miqte e mij , ne na kane mesuar te heshtim per veten tone, pa c’ka qe ajo shfaqet, ndoshta e spostuar , ndoshta e deformuar, ndoshta edhe me mutacione te medha,kur nuk e themi si ka qene.
Por kjo nuk me ben qe te mendoj se po ndeshkohemi ne keto caste , as te mallkoj luksin e viteve, kete specilaitet te rralle dhe artifical, jo per boten qe ka nevoje edhe per kapricion e saj edhe per aftesi te pafund dhe shume te ndryshme per vende pune, por per nje vend si Shqiperia ,me e varfera ne te gjithe Europen.
Vetem kuptoj me mire se ka edhe lloj lloj endrra skarco.
Por jo te Margatites sime, qe endrra kishte pak, por shpresa kishte shume.
Dhe endrra te keqija mund te kete, por shpresa te keqija kurre jo.
Dhe shpresat te bejne edhe me te mencur. Qofte per te rezistuar deri sa te na vijne lajme me te mira.

SHKARKO APP