Ndahet nga jeta artisti, një nga themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra”

Është ndarë sot nga jeta në moshën 76-vjeçare artisti Berhan Nehani, një nga themeluesit grupit “Karajfilat që ka Shkodra.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në një postim në facebook shkruan se ndarja nga jeta e Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë.

“Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare. Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model”.

Ademi u shpreh ngushëllime familjes, të afërmve dhe kolegëve për këtë humbje, teksa shton se do ta kujtojmë gjithmonë artistin Berhan Nehani.

SHKARKO APP