Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur këngëtari i njohur shqiptar

Tashmë ai nuk jeton më. Njëri prej muzikantëve më të njohur në trevat shqiptare, Nuredin Azemi është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Anëtari i grupit të njohur muzikor nga Kosova “TRIX” vdiq papritur, ndërsa nuk bëhet me dije se cili është shkaku i largimit të tij nga kjo jetë.

Lajmin e trishtë e ka dhënë miku dhe anëtari tjetër i grupit “TRIX” Veli Sahiti në profilin e tij në Facebook. “TRIX” janë ndër grupet e para muzikore shqiptare që u themeluan pas Luftës së Dytë Botërore së bashku me TNT, MAK dhe Luniazët.

Ky grup ka kënguar disa prej hiteve më të dëgjuara si: Zeshkania ime, Vallëzimi i Yjeve, Lamtumirë Gjeneratë, etj.

Njoftimi i Veli Sahitit:

Sot iku për në botën tjetër miku im, njëherit edhe anëtari i grupit ‘TRIX’ Nuredin Azemi. Pushoftë në paqe shpirti yt! I përjetshëm do të mbetet kujtimi për ty!

SHKARKO APP