Ndahet nga jeta shkrimtari Mehmet Myftiu

Ndahet nga jeta shkrimtari Mehmet Myftiu, babai i Besa Myftiut.

I lindur në Tiranë më 1930, në moshën 12-vjeçare, Mehmet Myftiu u internua në kampin nazist të Prishtinës, ku shpëtoi rastësisht nga vdekja.  Autoritetet komuniste e internuan për mbrojtjen e lirisë së fjalës së mikut të tij Kasem Trebeshina.

Ka shkruar romanin “Shkrimtari” per të cilin iu hoq e drejta e botimit për 25 vjet rresht. Veprat e tij u botuan pas rënies së regjimit.

Mehmet Myftiu është dhe gjyshi i artistes Elina Duni.

Percjellja për në banesën e fundit do të bëhet nesër në orën 12:00 nga shtëpia e funeralit Alba 2000.

SHKARKO APP