Ndarja nga jeta e Nexhmie Pagarushës, Berisha: Sot zi në botën e këngës

Ish-kryeministri Sali Berisha iu është bashkuar reagimeve pas ndarjes nga jeta të këngëtares së njohur shqiptare Nexhmie Pagarusha.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Berisha thekson se sot një zi e thellë ka rënë në botën e këngës, muzikës dhe kulturës tonë kombëtare.

REAGIMI I BERISHËS
Nexhmije Pagarusha, legjendarja e kenges shqiptare nuk eshte me!

Dielli u shua per mbretereshen e kenges dhe muzikes tone!

Nexhmije Pagarusha, legjendarja e kenges dhe muzikes shqiptare mbyll syte pergjithmone!

Te dashur miq, sot nje zi e thelle ka rene ne boten e kenges, muzikes dhe kultures tone kombetare!
Nexhmije Pagarusha, legjendarja e kenges shqiptare nuk eshte me!

Me zerin e saj magjepes, talentin e rralle dhe virtuozitetin e pasionin ne interpretim dhe repertorin e saj te pasur ajo meritoi dhe mbajti me krenari kuroren e perjetshme te mbretëreshës se kenges dhe muzikes shqiptare.
Sot Nexhmije Pagarusha nuk eshte me midis nesh por zeri melodioz dhe kenga e saj do jetojne e bejne krenar gjithmone shqiptaret.

Duke u perkulur me nderimin me te madh para kontributit dhe trashegimise te pavdekshme te saj, shpreh ngushellimet me te ndjera familjes dhe miqve e admiruesve te kengetares tone te madhe dhe lutemi se bashku me ta qe shpirti i saj i madh te gjeje paqen e merituar! sb

SHKARKO APP