Ndarja nga jeta e Pagarushës, Nishani: Ikonë e muzikës shqiptare

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistes Nexhmije Pagarusha.

Në një postim në faqen e tij në facebook, Nishani shkruan se “është ndarë nga jeta Ikona e Muzikës Shqiptare”

Ja postimi i plotë:

Eshtë ndarë nga jeta Ikona e Muzikës Shqiptare, Nexhmije Pagarusha !
Isha i privilegjur që në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 2012) ti akordoja mirënjohjen me titullin e lartë ;
“Nderi i Kombit”.
U prehtë në paqen e merituar dhe kujtesë e përjetëshme në faqet e ndritura të historisë sonë kombëtare!

SHKARKO APP