Ndërron jetë aktorja e mirënjohur shqiptare
Aktorja e njohur, Shpresa Bërdëllima ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Bërdëllima vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila i mori dhe jetën.
Ajo ishte zhvendosur në Belgjikë me familjen e saj. Shpresa Bërdëllima Lindi në Tiranë, më 11 prill 1959.
U angazhua në teatrin e estradës së Tiranës dhe në kinematografi, duke filluar me rolin e zonjushës Gajtani te “Vajzat me kordele të kuqe”.
Filmiografia:
Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti
Hetimi vazhdon (1988)… Liljana
Shpresa… 1989