FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në edicionin e sivjetmë, Anibar shfaq 244 filma të animuar

Frika dhe shpresa janë dy anët e medaljes, që karakterizon festivalin ndërkombëtar të filmit të animuar, ANIBAR. Festivali do të mbahet në datat 15-21 korrik.

Në këtë edicion, i dhjeti në radhë, do të shfaqen 244 filma të animuar, të përzgjedhur prej 1,223 të tillëve që kanë aplikuar për këtë edicion, si dhe programe të kuruara nga profesionistët e animacionit.

Filmat do të shfaqen në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, Kinemanë e Liqenit, Kinemanë e Kubave dhe Teatrin “Istref Begolli”. 86 filma do të shfaqen në kategoritë e Filmit Ndërkombëtar të Animuar; Filmit të Studentëve; Filmave të Ballkanit; Filmave të Animuar Muzikor, si dhe Filmave të Metrazhit të Gjatë të Animuar. Krahas këtij programi garues do të ketë edhe programe jashtë garës, si panorama dhe programi për fëmijë dhe adoleshentë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?