Në kërkim të shqiptarit që i dha pavarësinë Egjiptit
Ish-Presidenti i Unionit të Shkrimtarëve të Egjiptit, Zëdhënësi i Komitetit të 50 që shkruajti Kushtetutën e Egjiptit, kryeredaktori i Al-Ahram Hebdo kolumnist në Al-Ahram, Mohamed Salmawy, një nga shkrimtarët më të frytshëm të Egjiptit ndodhet këto ditë në Shqipëri.
Z.Salmawy është kënaqësi që ju kemi këtu. Jemi kuriozë të dimë arsyen pse e vizitoni Shqipërinë, e Tiranën. Dimë që është hera juaj e parë këtu.
Ka një projekt që drejtohet nga Balkan Arabic Frienship Association. Ata duan të bëjnë një film ndërkombëtar rreth jetës së liderit të madh Mohamed Ali, i cili udhëhoqi Egjiptin, në fillim të shekullit IX, dhe në fakt i dha pavarësinë Egjiptit. Ai krijoi shtetin modern. Sic ju e dini, ai ishte shqiptar. Dhe mua mu kërkua të shkruaj skenarin e filmit. Prandaj erdha të shoh vendin e origjinës së Mohamed Ali. Do të vizitoj Korcën. Ekziston një fshat aty që quhet Zëmblak. Zëmblaku është vendi ku ka origjinënë familja e Mohamed Ali.
Ku e gjeni frymëzimin. Të shkruarit është një dëshirë, vullnet apo mënyrë jetese?
Të shkruash është njëlloj sikur të lindësh një fëmijë. Ti nuk e di kur fëmija do të lindë. Ai vjen kur ka për të ardhur. Unë ndjej që kam dicka për të thënë. Dhe ndiej, mirë apo gabim, që jam duke thënë dicka që me shumë mundësi dikush tjetër nuk e ka thënë më parë. Kjo më shtyn të shkruaj. Sepse të shkruarit në vetvete nuk është një gjë e lehtë.
Në këtë botë bashkëkohore dhe moderne. Ku gjithçka rrotullohet rreth argëtimit dhe show-t, sa e vështirë është të jesh një shkrimtar dhe sa e vështirë është për letërsinë në vetvete?
Unë mendoj që ka lloje të ndryshme artesh që e ndihmojnë letërsinë. Kinemja e ndohmon letërsinë. E njëjta gjë me poezinë. Disa njerëz e këndojnë poezinë, dhe mund ta dëgjosh atë nëpërmjet muzikës. Për aq kohë sa ekzistojnë njerëz me shpirt, ata kanë nevojë për art.
Mendon që shkrimtarët e kanë ende pushtetin që kishin më parë?
Mendoj që kanë më shumë pushtet se sa politikanët. Poltikanët mendojnë se ndryshojnë botën nëpërmjet disa ligjeve. Por nuk është ky ndryshimi. Ti mund të ndryshosh gjërat, duke ndryshuar mënyrën se si nrëzit mendojnë. DHe njerëzit ndryshojnë mëndimet e tyre përmes asaj që lexojnë. /Top Channel/