Në Shqipëri mbahet koncert për diasporën në ShBA
Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Ministri i Shtetit për Diasporën janë bërë bashkë për të organizuar një koncert për diasporën në ShBA.
“Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Ministri i Shtetit për Diasporën organizojnë të dielën më 8 shtator koncertin “Diaspora Artistike dhe Shkencore – ShBA”, me pjesëmarrjen e pianistit shqiptar që jeton në SHBA Redi Llupa dhe violonçelistit argjentinas Juan Sebastian Delgado”.
Tutje, thuhet që në këtë koncert do të ketë një repertor të pasur muzikor me kompozitor të mirënjohur shqiptar.
“Koncerti përmban një repertor të pasur muzikor me pjesë të kompozitorëve shqiptarë të njohur si Thomas Simaku, Vasil S Tole, Tonin Harapi, Thomas Simaku, si dhe pjesë të njohura nga kompozitorët Astor Piazzola, Manuel de Falla etj.
Koncerti “Diaspora artistike dhe shkencore SHBA” mbahet në sallën ”Aleks Buda”, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, të dielën ora 19:00”.