“Në Tiranë shembin Teatrin, në Paris ruajnë edhe kafenetë ku janë ulur aktorët”

Lizandër Saraçi, aktivist i Vetëvendosjes ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano ku zhvilloi një bisedë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas tij shembja e Teatrit Kombëtar ishte gabim dhe se sjellja e policisë ishte e padenjë ndërsa u shpreh se në Paris ruajnë si “sytë e ballit” edhe kafenetë ku janë ulur personazhe që kanë bërë histori në vend.

“Nëse do shihnim videon e plotë të asaj që ka ndodhur në shesh, ku shiheshin disa të rinj të ulur në bulevard paqësisht. Punonjës të policisë i kanë dhunuar madje edhe femrat.

Mua më dhembi shumë shembja e teatrit, madje edhe im bir filloi duke më kërkuar llogari për shembjen.

Po të shkoni në Paris, do shihni edhe kafe, ku ulej një shkrimtar apo një personazh, i ruajnë si sytë e ballit.

Parisi ka shumë salla, ka shumë herë më tepër salla që shumica e njerëzve nuk i njohin por ato nuk i prek njeri sepse ato mbartin një histori. Njerëzit kanë një memorie për këto vende ndërkohë që ne në mes të Tiranës shembim një monument kulture si Teatri”, tha Saraçi.

SHKARKO APP