“Nëntor i ftohtë” shfaqet sot në DePaul të SHBA-së

Është bërë e ditur se filmi shqiptar “Nëntor i ftohtë”, nga regjisori Ismet Sijarina, do të shfaqet sot në Programin e Studimeve Shqiptare në Universitetin DePaul, SHBA, shkruan albinfo.ch, transmeton KultPlus.

“Ky film sjell një histori familjare, të bazuar mbi ngjarje të vërtetë, në një kohë të turbullt, kur ne nuk mund të thuhet se jetonim, por vetëm ekzistonim”, tregon regjisori.

Thuhet se filmi i regjisorit shqiptar të Kosovës, Ismet Sijarina, është një histori e fuqishme e një njeriu që sakrifikon gjithçka për familjen e tij, ndërsa Jugosllavia po shkatërrohet (1992), shtypja e ashpër politike dhe kulturore kundër shqiptarëve në Kosovë bëhet “politika e re” e Millosheviçit, lufta po ushton në Kroaci dhe kërcënon të përhapet në Bosnjë dhe në Kosovë.

Po ashtu është bërë e ditur se aktori kryesor i filmit është Kushtrim Hoxha,

Filmi do të shfaqet në Universitetin DePaul, është dëshmi historike dhe art universal.

SHKARKO APP