Netët e “Bejkës së Bardhë”, Festivali i parë i Isopolifonisë në Pilur të Himarës
Për dy netë, muzika e vallja kumboi në Pilur të Himarës ku u mbajt edicioni i parë i festivalit të Iso-polifonisë. Aktiviteti i pagëzuar si “Netët e Bejkës së Bardhë” synon promovimin e traditave më të mira të zonës në funksion të turizmit.
Tufat u nisën për verim në Pilur të Himarës, shoqëruar nga melodia e fyellit të bariut.
“Bejkja e Bardhë” ishte mbretëreshë.
Ndërsa nën rrapin shekullor muzika e vallja kumboi për dy netë në festivalin e parë të Iso-polifonisë “Netët e Bejkës së Bardhë”.
Në krye qëndronte Lefter Çipa, që i ka kushtuar jetën Polifonisë, ndërsa aktiviteti sipas kryebashkiakut të Himarës synon ti kthejë gjallërinë fshatit që po rimëkëmbët.
Pleqtë e plakat e Pilurit nën hijen e rrapit mes fshatit dëgjonin mbartësit të një tradite të lashtë.
Organizatorët e këtij Festivali synojnë ta përcjellin ndër breza bashkë me vlerat më të mira të zonës tashmë të vëna në funksion të turizmit.
Dy netë këngë e valle mes traditave baritore, tërhoqën turistë të shumtë, ndërsa organizatorët veç interpretuesve pjesëmarrës vlerësuan edhe Haxhi Dalipin e Lefter Çipën që aq shumë i thanë Iso-polifonisë.