Nga Bari në Shqipëri, si erdhi “Pinoku” në shqip
Historia e përkthimit për herë të parë të “Pinoku”-t në shqip, përkthyer nga Cuk Simoni në vitet ’30, botues i “Cirkës”. “Nji revistë me vlera qytetare e cila krijoi një hulli kulture ndryshe prej simotrave tjera dhe me ambëlsi e dashuni s’prani së latuemi gjuhën shqipe tue mbetë edhe sot ndër gurët e çmueshëm të historisë së publicistikës sonë”, – shkruan Adrian Ndreca duke na njohur me përkthimin e Simonit, me parathënie prej tij, e me ilustrime të botimit të parë nga Terezina Simoni Shiroka.
Nga Cuk Simoni
Ndodhshe në Bari e në mrame do t’u nisëshe për Shqypni. Mbasi qyshë paradite i kishe krye të gjitha punët e mija, tuj mos pasë se çka me ba, xuna me u endë nëpër rrugët ma të parat e gjytetit, tuj u ndalë me shikjue ndër xhama të tregtorevet. Kur para njanes ndër këto tregtore më ndodhë diçka qi nuk e pritëshëm. Un po shikojshe n’at xham nji fmi nja i gjysë metri giatë, me nji ksulë me majuc në krye; me nji gjaketë të shkurtë prej kah delshin dy krahë… druje; me nji palë pantallona, ku rrishin krejt lireshëm dy kambë të holla ke s’ve, edhe ato… druje. Nji hundë, mandej, giatë, me thanë, një pllamë…!
Fundi i punës, Pinoku vetë! Kambë e krye! Ndeja tuj e shikjue me ande, kah më çoi mallin e fmnis. M’u duk si me ndeshë në nji ftyrë të njoftun kahmot, në nji fmi të dashtun. Së mramit deshta me kalue. Por kur ishem tuj u largue, m’u duk se po më shikjon edhe aj mue e bile se po më lot synin. E vë oroe dhe ma mirë e po shof se po ban buzën në gaz e po më ban me krye si me dashtë me thanë: “Eja mrendë.” Un ma nuk u mata aspak, por çila derën e tregtores e hina mrendë. – M’a fal t’a shof njat buratin qi keni qitë në xham, – i thaçë shegertit qi më duel para. Me të shpejtë ky e hoq prej xhamit e m’a dha në dorë.
Un e mora e pshteta mbi banak. Pinoku më shikjoi edhe nji herë, qeshi prap e mandej, pa ba as nji as dy, po kacaviret për mue tuj u kapë me njanën dorë për kravate e me tjetrën per hundë e tuj m’a avitë gojën te veshi po më thotë me za t’ultë: – Due me ardhë me ty në Shqypni! – Me mue?! – Po, po, due me ardhë! – i a bani prap, tuj i shkrepë ato kambë druje për banak e tuj ia nisë vajit. Nuk e çova ma giatë, tuj mos dashtë me ba poetere n’at tregtore. Pagova paret e dola me Pinok nën krah. – E ke gabim, more Pinok, – xuna me i thanë mandej rrugës, – ti nuk ke pse vjen në Shqypni, kanë për të marrë për lojë, nuk kanë me të kuptue e nuk kanë me të dashtë. – Jo, jo e ke gabim ti! Çka dini ju të mdhajt me marrë vesht fmijt?
Na dijm me marrë vesht shoqishojnë. M’a len mue ti! Unë kam përshkue mbarë botën, – vijoi mandej, – e gjithkund më kanë pritë me krahë hapët. Shqypnija vetëm më ka mbetë pa e pa: due me ba miksi edhe me shqyptarët e vogjël. – Po mirë, po kush t’a mson ty giuhën qi m’u marrë vesht me fmi shqyptarë? – i thaçë. – Ti! – m’a priti aj me të shpejtë. – Un?!… – Ti po, pse po çuditesh? – Un nuk mundem, – i tham, – pse un nuk jam i degës; un nuk jam msues. – Ti, ti do të m’a msjosh shqypen! Si Pinoku ma! I ishte ngulë mendja ashtu e s’ishte punë me luejtë. Prandej nuk i bana ma za tuj mendue se si t’a kishem shti në Shqypni, kishem për t’i a porositë e dorëzue ndokuej qi merret me këso punësh. Kështu mendoshe vete, por… s’mendote keshtu Pinoku.
Ishim dy mendimesh. Si njerzt e mdhaj! E njimend, kur u ketheva në vend t’em e dhaçë e mora për sa dit me i a mbushe menden me hi në dorë të tjerve, s’kje send me ndigiue, por dote doemos qi të i a msoj shqypen un. Historia e përkthimit për herë të parë të “Pinoku”-t në shqip, përkthyer nga Cuk Simoni në vitet ’30, botues i “Cirkës”. “Nji revistë me vlera qytetare e cila krijoi një hulli kulture ndryshe prej simotrave tjera dhe me ambëlsi e dashuni s’prani së latuemi gjuhën shqipe tue mbetë edhe sot ndër gurët e çmueshëm të historisë së publicistikës sonë”, – shkruan Adrian Ndreca duke na njohur me përkthimin e Simonit, me parathënie prej tij, e me ilustrime të botimit të parë nga Terezina Simoni Shiroka NGA BARI NË SHQIPËRI, SI ERDHI “PINOKU” NË SHQIP Nga Cuk Simoni Çka me ba! Un qyshë kur e dojshe fort Pinokun e nuk më bate zemra me e lanë në njanë anë.
E mbasi dashtnija asht e fuqishme, ma e fuqishme se fuqija vetë, m’u desht doemos me i a çue dishirin në vend. A don at herë me hi e me ia msue giuhën… vedit. Pse mendoshe se giuha qi dij vetë nuk mund të bajë për Pinokun, mbasi për te lypet nji giuhë e goditun, e hollueme, lypet giuha letrare. Bleva gramatikë, fjaluer e libra leximi e u vuna me xanë si t’ishem njitë në shkollë. Mbas nji kohe mjaft të giatë, m’u mbush mendja se ishe pjekë për me i u ba msues Pinokut. Edhe hoqa ç’ka hoqa, në fund desht Zoti e me duel me i a shti në krye çka paçë xanë vetë. Ishin mbledhë nji ditë n’oborr të shpis disa fmi e po luejshin s’dij se ç’farë lojet. – Shko edhe ti poshtë, – i tham Pinokut, – shko e luej edhe ti me ta n’oborr. Ngurroi nji herë, më kqyri mue, kqyri fmijt tuj luejtë, e mandej kapi derën, për shkallash e fill e në mes të tyne. Ata lanë me nji herë lojën tuj e rrethue të gjith Pinokun, si t’ishte shoku kahmot i pritun. Dikush i thotë nji fjalë, dikush nji tjetër, por po shof prej dritësores se Pinoku po i hapë syt si nji nieri qi nuk kupton.
Diçka flet edhe aj, por duket se tjerët nuk po e marrin vesht. Në fund Pinoku shgrehet në vajë: njitet nalt e, tuj fërkue syt me gishta, më thotë: – Un nuk merrem vesht me ta! Ç’farë giuhet më ke msue ti? – Mundë, – bjerrti vetë, po tash si me i a ba? – Me më msue giuhën e atyne fëmijve! – m’a priti aj. – Po mirë veç, – e thaçë me vedi: – Mbasi i hypa këtij kali, më duhet domosdo me e ndigiue. E mbasi e pash se në giuhë letrare nuk kishëm xanë gja, hina më i a msue giuhën qi flitëshëm. Ky msim i dytë nuk m’erdh i vshtirë e për pak dit mund t’a kreva.
Si u mblodhën prap nji ditë tjetër ata fmi n’oborr e bana Pinokun me ta, e un ndeja pas si në njanë anë për me pa si shkon puna. U miksue me nji herë me të gjith! Pinoku fol e ata qesh, Pinoku ban laradsha e ata shpërtheju në gaz, Pinoku nga e ata mrapa! Kur, pa u kujtue askush, kapi derën e oborrit, duel jashtë e u lshue në pikë të vrapit. – Kapnie, kapnie, pse ka petkat e shkyeme! – u bërtas atyne fmijvet. – Po… hec e kape!…
Top Channel