Nga Shqipëria në tregun global: Kantautori Kristian Lleshi vjen me albumin e shumëpritur “AMĀVĪ”
Albumi i shumëpritur i këngëtarit dhe kantautorit Kristian Lleshi është tani këtu dhe titullohet “AMĀVĪ”.
Kënga e parë e këtij albumi, tërësisht në gjuhën angleze, është “Your Smile”, e cila është tashmë e disponueshme në platformën YouTube.
Duke qenë ndër artistët shqiptarë që e ka inkorporuar më së shumti gjuhën angleze në këngët e tij që nga fillimi i karrierës, ishte vetëm çështje kohe që ai të publikonte një prodhim të plotë, të dedikuar për tregun amerikan, por edhe atë ndërkombëtar.
Titulli i këtij albumi tregon se këngët që e përbëjnë atë janë me nuanca dashurie. Kjo vihet re edhe në kopertinën e albumit, ku pasqyrohet përfshirja e besimit të tij.
Kënga “Your Smile” është një tregues i qartë i cilësisë dhe punës së bërë në këtë album.

