Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga të çuditshëm në demoniakë, historia e dhunshme e njerëzve me flokët e kuqe

Kultura E mërkurë, 22 Shtator 2021 11:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Natasha Sheldon

Historia ka qenë e dyzuar, ndaj njerëzve me flokë të kuqe. Ata ose admiroheshin, ose talleshim për këtë tipar të veçantë të pamjes së tyre, dhe qëndrimet ndaj tyre, kanë qenë gjithmonë të polarizuara. Gjatë gjithë kohës, flokët e kuqe janë portretizuar si të bukura dhe të guximshme, ose si shenjë e shthurrjes, egërsisë, temperamentit gjaknxehtë, dhe shenjë e një personaliteti të dhunshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Sot shumëkush, i lidh njerëzit flokëkuq me vende të veçanta si Skocia dhe Irlanda, ose kultura të tilla si vikingët. Arsyeja e këtyre qëndrimeve dhe lidhjeve është e komplikuar, dhe qëndron pjesërisht tek origjina e flokëve të kuq, dhe në reagimin njerëzor ndaj të ndryshmes.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndonëse 40 për qind e njerëzve, e përmbajnë gjenin përgjegjës për flokët e kuq, flokët e kuqe në realitet janë të rralla, duke qenë të pranishme në jo më shumë se 1 për qind të popullsisë. Po pse flokët e kuq janë aq të rrallë dhe unikë? Flokët e kuq, kanë qenë gjithnjë një çështje gjenesh.

Supozohet se ata, mund të kenë evoluar në Evropën Paleolitike në mes të Neandertalit. Shkencëtarët, kanë analizuan mbetjet e Neandertalit në Kroaci, dhe zbuluan një gjen përgjegjës për flokun e kuq. Por, geni që sjell flokët e kuq tek njerëzit e sotëm, nuk është i njëjtë me atë të Neandertalit.

Nuk është i njëjtë as me gjenin e të gjitha racave të gjetura, në asnjë nga popujt që e kanë origjinën nga njerëzit paleolitikë, domethënë Finlanda dhe shumicën e Evropës Lindore.

Përkundrazi, origjina e flokëve të kuq është gjetur deri në stepat e Azisë Qendrore më shumë se 100.000 vjet më parë.

Studimet tregojnë se parardhësit e grupeve të njerëzve të sotëm me flokët e kuq, emigruan në stepa nga Lindja e Mesme, për shkak të rritjes së bagëtisë gjatë revolucionit neolitik. Stepat ishin toka të përsosura për kullotjen e bagëtive. Por nivelet më të ulëta të rrezatimit diellor ultravjollcë në këtë rajon, e kufizuan aftësinë e trupit të tyre për të sintetizuar vitaminën D.

Mungesa e vitaminës D në organizëm shkakton dobësimin e kockave, dhimbje të muskujve dhe deformim gjymtyrësh tek fëmijët. Për të mbijetuar, këta njerëz kishin filluar të evoluonin, për t’iu përshtatur mjedisit të tyre me pak diell. Për pasojë, lëkura dhe flokët e tyre filluan të bëheshin më të zbehta.

Megjithatë, në stepat lindore, gjërat rrodhën disi më ndryshe. Aty ndodhi një mutacion në një gjen të njohur si M1CR, i cili e bëri ngjyrën e flokëve jo vetëm më të shdritshëm, por e ndryshoi tërësisht në të kuqe. Lëkura e këtyre njerëzve të rinj flokëkuq, ishte e përshtatur më mirë për thithjen e rrezeve ultravjollcë të diellit.

Megjithatë, ajo ishte paksa shumë e ndjeshme ndaj diellit, prandaj flokëkuqët shpesh pësonin diegie nga dielli, dhe ishin më të prirur të prekeshin nga kanceri i lëkurës. Këta “pionierë” të flokëve të kuq filluan të përhapeshin në Ballkan dhe në Evropën Qendrore dhe Perëndimore

në Epokën e Bronzit, ndërsa emigruan sërish, këtë herë në kërkim të metaleve.

Shumica e emigrantëve mbetën në këto rajone, edhe pse disa u përhapën më tej në perëndim në bregdetin Atlantik, dhe më pak u zhvendosën drejt lindjes në Siberi dhe disa deri në jug, në vende si India. Shkrimet e shkrimtarëve antikë, përshkruajnë njerëzit flokëkuq midis fiseve që hasën në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Që në fillim të shekullit të V P.E.S, Herodoti i përshkroi Budinët, një fis skithësh nga zonat malore të Euroazisë Perëndimore si “syzinj dhe me flokët e kuq”, siç ishin Trakët, tokat e të cilëve zinin pjesë të Turqisë, Bullgarisë dhe Greqisë së sotme. Këto fise, u konsideruan barbarë nga grekët, pavarësisht aftësive ushtarake dhe artit të sofistikuar.

Ndërkohë, edhe romakët po vërenin numrin e madh të njerëzve me flokët e kuq ndër fiset që ndeshnin, kur perandoria e tyre po zgjerohej gjithnjë e më në Perëndim. Titi Livi në librin e tij “Historia e Romës”, i përshkruan Galët (francezët)  si “shtatlartë” dhe që kishin “flokë të gjata të kuqe”.

Sipas historianit romak, këto tipare përputheshin me sjelljen e tyre në betejë, e cila “të tmerronte”. Ndërkohë Taciti, vërejti mbizotërimin e flokëve të kuq tek fiset gjermanike.

Të njëjtën gjë, ai vërejti tek shumë nga fiset kelte në Britani. Nisur nga kjo ai vuri në dukje

një ndërlidhje mes keletëve, gjermanëve dhe Galëve, të cilët kishin një origjinë të panjohur

nga migrimet aziatike drejt Evropës.

Të gjitha këto fise me flokë të kuqe, përputhen me përbërjen gjenetike të banorëve aktualë në këto vende. Por romakët, kishin ndërkohë një qëndrim mjaft kontradiktor ndaj flokëve të kuq.

Në parim ata i konsideronin këto lloj flokësh si të papërshtatshëm. E megjithatë ato ishin të dëshirueshme. Shumë remake, dëshironin të mbanin flokë të tilla, duke nxitur prodhuesit e parukeve të importonin sasi mëdha flokësh të kuq nga Evropa Veriore.

Dyshimi klasik mbi këtë kategori njerëzish, rrjedh ndoshta nga fakti që flokët e kuq ishin aq të rrallë në rajonet e Mesdheut. Megjithëse tekstet e vjetra greke si Iliada, i referohen heronjve grekë si Akili dhe Menelau si flokëkuq, më pak se 1 për qind e popullsisë mesdhetare ka gjenin e flokëve të kuqe – pavarësisht prejardhjes së disa italianëve, nga një pjesë e migrantëve të stepës aziatike, që kapërcyen Alpet rreth vitit 1300 Para Erës Sonë.

Veçantësia i bënte këta njerëz të dyshimtë. Në Mesjetë, njerëzit flokëkuq morën edhe më shumë etiketime negative. Flokët e kuq u bënë një simbol pothuajse demoniak, i lidhur me shtrigat, vampirët dhe ujqërit. Gjatë periudhës së Rilindjes, Inkuizicioni spanjoll i përdorte flokë të kuq si një mënyrë për të identifikuar hebrenjtë – pavarësisht nga mbizotërimi i ulët i flokëkuqve në popullin hebre.

Artistët filluan të portretizonin personazhe të dyshimtë hebrenj si flokëkuq, si i pabesi Juda Iskarioti dhe Maria Magdalena, përpara pendimit të saj. Kjo prirje paragjykuese, u zhvillua në letërsi, me Shekspirin dhe Dikensin që i portretizuan personazhet e tyre hebraike si Shajlok apo Fagin, si njerëz me flokët e kuqe.

Njerëzit flokëkuq, ishin sigurisht të rrallë. Megjithatë, në qasjen e njerëzve të tjerë ndaj tyre, mund të ketë diçka me tepër sesa frika nga e “ndryshmja. Reagimet ndaj flokëkuqve, mund të jenë një reagim ndaj vetë ngjyrës së kuqe, pasi në natyrë, e kuqja është shpesh simbol i rrezikut.

Në vitin 2011, u krye një studim mbi majmunët Rezus. Kujdestarë të veshën me këmisha të kuqe, jeshile dhe blu, u shpërndanë ushqim majmunëve. U vu re se ata pranuan me dëshirë ushqimin nga personat e veshur me këmishat blu dhe jeshile, ndërsa e refuzuan ushqimin e sjellë nga kujdestarët me këmishë të kuqe.

History Collection – Bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 7 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 13 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 17 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 53 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.