Nis festivali ndërkombëtar Marie Kraja, konkurrojnë 15 artistë nga e gjithë bota

Festivali ndërkombëtar i operës, Marie Kraja në këtë 20 vjetor të tij ka bërë bashkë 15 artistë shqiptarë dhe të huaj.

Themeluesja e kompeticionit, Zana Çela shprehet se këtë vit niveli i pjesëmarrësve është shumë i lartë dhe se juria do ta ketë të vështirë të përzgjodhi artisin fitues.

Zana Çela: “Nuk e kishim menduar kur e filluam bashkë me një grup artistësh që do kishte kaq shumë jetëgjatësi. Por më pas me kalimin e viteve e kuptuam se ky festival ishte kthyer në një traditë të kulturës shqiptare, traditë që edhe sikur te duam ne nuk na lejon më që ta ndërpresim.”

Në natën finale, që do të mbahet mbrëmjen e 20 prillit, do të interpretojnë 3 artistë shqiptarë dhe 12, që do të interpretojnë nga dy arie.

Artiste shqiptare: “Jam më gati se asnjëherë. Jam e lumtur që performanca ime shkoi me sukses ashtu siç unë e kisha menduar dhe isha përgatitur.”

Artiste e huaj: Isha pak nervoze sot sepse të gjitha mediat dhe publiku ishin aty. Por mendova me vete se duhet ta shijoja këtë festival dhe ashtu bëra. Kompeticionin ma sugjeruan disa miq të mi.”

Juria ndërkombëtare kryesohet nga Drejtori i Opera Europës Nikol Spein, i cili pasohet nga drejtuesja e Tob Zana Çela. Elvin Ganievi, shqiptari virtuoz do të jetë i ftuari special i këtij kompeticioni të rëndësishëm.

 

SHKARKO APP