Nis puna për Fjalorin e madh të gjuhës shqipe, profesor Thomai: Do të ketë rreth 100 mijë njësi gjuhësore e leksiko- frazeologjike

Fjalori i madh i Gjuhës shqipe është një prej projekteve më të mëdha të Akademisë së Shkencave. Profesor Jani Thomai ka dhënë detaje mbi grupin e punës  dhe pritshmëritë.

Ndërsa promovoi Fjalorin e Xhuvanit, për te cilin tha se është ripunuar dhe përfshin  leksikun e pas ‘90-es,  ai ju pergjigj pyetjeve per fjalorin e madh të gjuhës shqipe.

“Fjalori i madh do të ketë rreth 100 mijë njesi gjuhësore e leksiko- frazeologjike” tha ai.

Ai bëri me dije grupin e punës që sipas tij do të jetë bashkëpunim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademisë së Shkencave të Kosovës, Institutit Albanologjik të Prishtinës, Akademisë së Studimeve Albanologjike ne Shqipëri, universitetet, etj.

Puna për Fjalorin e madh sapo ka filluar, me informatizimin e skedave. Ai theksoi se në fjalorin e ri, se shpjegimet ideologjike të bartura do të eliminohen.

(Balkanweb

SHKARKO APP