Një grua e vdekur dhe një nuse që e zbulon, “The News”-filmi shqiptar merr çmimin e rëndësishëm ndërkombëtar

Regjisori shqiptar Lorin Terezi me filmin “The News” (Lajmi) ka arritur të rrëmbejë një çmim të rëndësishëm në mesin e shumë regjisorëve me famë ndërkombëtare. Në ceremoninë e filmit me metrazh të shkurtër “FlickerFest” që u mbajt në Bondi Beach, Sydney, Australi ai ka arritur të marrë çmimin “Best International Short Film”.

Filmi i tij “The News” u vlerësua maksimalisht nga kritikët e “Flickerfest Award”. Filmi flet për vdekjen e një gruaje, e cila gjendet e pajetë pranë një burimi. Më pas tregohet mënyra se si lajmi transmetohet në media dhe se si po përfitohet nga vdekja e gruas. FlickerFest është i akredituar nga Akademia e Oscars dhe i njohur nga BAFTA.

Në një intervistë për “Zërin”, regjisori Terezi tregoi se filmi “The News” tregon për një nuse të re, e ngarkuar me porosi të parëndësishme nga familja e burrit të saj. Kur burri i saj është në Greqi ajo ngec në trupin e një gruaje të vdekur ndërsa merr ujin nga burimi. Të shtyrë në një anë të dy vjehrrit e nuses vijojnë të flasin me lajmet lokale, duke gënjyer për gjetjen e trupit dhe duke u kënaqur me vëmendjen që po marrin. Këtu fillon një betejë mes të gjithë fshatarëve, ku të gjithë banorët përfshihen nga protagonizmi i paparashikuar, teksa policia dhe mediat zbarkojnë ne fshatin e harruar. Autori na tregoi se ideja për këtë temë erdhi nga realiteti i dhunshëm mediatik, atë me të cilin përballemi çdo ditë.

SHKARKO APP