Gjon Frroku: Një këngë për Perestrojkën në Festivalin e Gjirokastrës 1988

INTERVISTË/Flet Gjon Frroku, folklorist, ish- drejtues i ansamblit “Heronjtë e Vigut” dhe I SH.K.A.”DEA

Nga Albert Z. Zholi

Gjon Frroku ka lindur në Vig të Shkodrës me 20.09.1957. Ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politike, Dega Komunikim. Master për Marrëdhënie  Ndërkombëtare. 22.09.1972 –  Del për herë të parë në skenë përpara publikut në sallën e   Kinoklubit të Hidrocentralit të Vaut të Dejës me grupin e Mjedës.Karriera artistike: 1983: Drejtues i ansamblit “Heronjtë e Vigut” Mjedë. 1983:   Përjashtohet nga grupi përfaqësues i Shkodrës në festivalin e Gjirokastrës,    5 ditë para nisjes për festival për arsye politike. 1984:  Largohet familjarisht nga Shkodra për të jetuar në Lezhë. 1984-1986: Përgjegjës  kulture në Tresh të NB- Lezhë. 1986-1988: Përgjegjës kulture në Sektorin e Hotelit të Gjuetisë,N.B. 1988: Grumbullohet me Ansamblin “Çiftelia”, Lezhë për Gjirokastër. Krijoi dhe interpretoi me grupin e Lezhës këngën “Perestrojka”.1988: Dekorohet nga Presidiumi i K.Popullor me Urdhërin “Naim  Frashëri Klasi i III-të. 1990: Krijoj shoqërinë kulturore “Kuvendi i Skenderbeut”  dhe  realizoioi turne në disa vende të B.E. 1996-1999: Emigrant në Itali, Krijon SH.K.A.”DEA” me qendër në  Romë e cila drejtohej nga artisti i popullit Viktor Gjoka. 2000-2003: Specialist kulture pranë Komunes Klinë, Kosovë,ndër koordinatorët e binjakëzimit të Komunës Klinë me Bashkinë  Lezhë. Nderuar nga Kuvendi i Klinës me “Mirënjohje publike”. Mbas katër vitesh veprimtari kulturore në Komunën e Klinës Kuvendi Komunal e vlerësoi me titullin më të lartë që jep Komuna “Qytetar Nderi i Komunës Klinë” e cila përbëhet nga 73.000 banorë. 1-2.11.2001: Ideator dhe organizator i Kuvendit të parë kombëtar të folklorit-  Lezhë. Me temë: “Ruajtja dhe trashegimi i vlerave të  artit burimor  Shqiptar”. Ne bashkëpunim me institucionet kulturore vendore. 02-03.09.2006: Organizator i Kuvendit të dytë kombëtar të folklorit  në Lezhë, me tëme: “ Ruajtja e artit burimor shqiptar ne kushtet e  integrimit me popujt fqinje”.  Në kuadër të përfaqësimit të Qarkut të Lezhës në Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër ka qene këshilltar i Kryetarit te Qarkut Lezhë për këte aktivitet. 03.2009:Organizator i Kuvendit të tretë kombëtar të folklorit-Lezhë me temë: “Kënga popullore e traditës, një thesar i gjallë i mitologjisë ballkanike”. Këtu u vendos që Kuvendi i Katërt të mbahet në qytetin historik të Prizrenit. 03.03.2009: Mirënjohje nga MTKRS:Dorëzuar ne Lezhe nga Zv.min. Kulturës, Rinise dhe Sporteve Zj. Lirie Kajtazi. 03.03.2012: Organizator i Kuvendit të katërt kombëtar të folklorit- Prizren. Me temë: “Përcjellja e këngëve të kreshnikëve tek  rapsodët e rinj në të gjithë trevat shqiptare”. Qershor 2011: Mirënjohje nga klubi politik “Afrim Zhitia” Prishtinë për: Krijimtari dhe interpretim  të këngëve të heronjve që ranë për çlirimin e Kosovës” (Dorëzuar në Lezhë). 1979-1996: Filmuar në RTVSH-13 premiera folklorike . 10-15.08.2009: Me ansamblin “Teuta” nga Lozana e Zvicrës përfaqësoi  Republikën e Kosovës për herë të parë, në festivalin e XX- botëror të folklorit në Francë. 10-15.08.2012: Merr  pjesë në delegacionin shqiptar në festivalin e XXI botëror të folklorit në Francë. 10-15.08.2011: Me ansamblin “Kastriotët” Lezhë ka përfaqësur  në festivalin  e XXII-të botëror të folklorit në Francë. Vleresuar me vendin e tretë. Personalisht  nderuar me kupën e vendit të dytë për interpretim si këngëtar. Emisioni : “Votër Folk” ( me mjeshtrit e folklorit) në RTV Lezha. Organizim dhe moderim i Festivalit kushtuar ditëve të Ndre Mjedës. (Gusht 2013, 2014, 2015) dhe akoma mbetet organizator i këtij evenimenti. Pjesmarrje  dhe referim në Kongresin ballkanik të eposit të kreshnikëve, Prishtinë   8-9 gusht 2014. Në festivalin Folklorik Kombëtar te Gjirokastrës të mbajtur në Maj 2015 ngarkohet me detyrën e Udhëheqësit Artistik të Ansamblit të Qarkut Lezhë ku edhe u nderua me 5 çmime: 1.  Çmimi i tretë në shkallë kombëtare si ansambël.  2.  Çmimin e parë për veshjet popullore në shkallë kombëtare.  3.  Tre çmime individuale për interpretim. 01.08.2015 mbahet festivali i tretë kombëtar në kuadër të ditëve të poetit kombëtar Ndre Mjeda. Me 20.05.2016 Këshilli i Bashkisë i Rrethit Lezhë më dorëzoi TITULLIN “QYTETAR NDERI i LEZHËS”. Së shpejti do të  mbahet kunvendi i 5-të folklorik kombëtar. Në kuadër të ditëve të poetit Ndre Mjeda në Kukël të Bushatit Shkodër ka organizuar dhe udhehequr tri festival folklorike kombëtare. Në muajin Janar 2016 Këshilli i Qarkut Lezhë i ka propozuar Presidentit të Republikës ti akordohet titulli “MJESHTËR i MADH”. 15 Mars 2016 deri 15 Tetor 2016 mbyllet konkurimi për “Integrimin e Talentëve të Rinj në Jetën Kulturore dhe Artistike” me 39 shkollat e rrethit të Lezhës, projekt i miratuar nga Kryetari i Bashkisë Lezhë Z.Fran Frrokaj dhe Drejtori Rajonal i Arsimit Lezhë Z.Bardhok Pulaj. Titullohet, Misionar i paqes dhe merr urdhërein e Artë: “Nëna Terezë” nga Organizata Botërore e Paqes.

 Për herë të parë dolët në skenë përpara publikut në sallën e  Kinoklubit të Hidrocentralit të Vaut të Dejës me grupin e Mjedës, çfarë ngjitët në skenë?

Në moshën 15-vjeçare pata këtë fat të dal para publikut, në atë skenë gjigante të asaj kohe, me grupin përfaqësues të Shkollës 8-vjeçare të fshatit Vig, të Kooperativës Bujqësore Mjedë, Shkodër. Në këtë dalje të parë kam interpretuar këngën: “ Unë nga Vigu i këndoj Shqipërisë”. Salla me 500-vende, ishte plot e përplot. Organizimi bëhej nga kjo Shtëpi Kulture, në bashkëpunim me shkollat dhe institucionin e Hidrocentralit të asaj kohe, për publikun dhe punonjësit që ishin në këto zona. Unë Gjon Frroku me këtë këngë solistike dhe me disa të tjera në grup hodha hapat e parë të jetës sime artistike, duke marrë duartrokitje dhe urime të shumta nga të gjithë.

Si ishte jeta artistike në Hidrocentral dhe kush e ndërtoi atë?

Unë mund të flas për jetën kulturore më shumë se për ndërtimin e Hidrocentralit, Z. Zholi. Ju e dini se klasa punëtore në përgjithësi, aktivitetet kulturore i kanë patur më aktive dhe më të ndryshme, si kënga popullore, teatri dhe estrada, kinemaja, ku me këtë në çdo sallë, çdo muaj jepej nga një aktivitet, për klasën punëtore dhe publikun e Vaut të Dejës dhe zonat përreth. Në shumë raste, unë jam ftuar, si interpretuesi më i ri me një këngë për Hidrocentralin, një histori që pak shqiptarë e dinë se e ndërtuan kinezët. Kujtoj me shumë respekt dy artistë të grupit të famshëm: “Karajfilat që m’ka Shkodra”, Bep Pavaci dhe Ferdinant Deda, këngëtarë të cilët punonin në Hidrocentral. Ata më kanë ofruar dhe respektuar si amator i ri i këngë folklorike.

 Pse dhe si u larguat për të shkuar, drejtues i ansamblit “Heronjtë e Vigut” Mjedë? Si ishte ansambli në atë kohë?

Po ky ishte viti 1979. Isha në vitin e dytë të ushtrisë, në Shkollën e Instruksionit, pikërisht aty në Laç të Vaut të Dejës. Ky viti ishte i dy ngjarjeve të rënda, për kohën, tërmeti i 15 prillit dhe vdekja e Hysni Kapos në Paris. Deri në këtë kohë unë kisha ecur me këngën dhe si organizator i grupeve të vogla në fshatin Vig të vendlindjes time, si dhe fshatra e shkolla të ndryshme të zonës gjithnjë duke na kërkuar dhe ligjëruar te administrata, veprimtarinë time krijuese dhe organizuese. Në këtë vit të 1979-ës, Enver Hoxha inaguronte, Barçallëkun në Shkodër i cili u ndërtua pas tërmetit, sigurisht dhe vdekja e Hysni Kapos. Rrethi i Shkodrës organizoi 17- ansamble, nga Kooperativat, Ferma dhe ndërmarrjet shtërore, 30- minuta program me prit udhëheqësin në Barçallëk të Shkodrës. Ndër to edhe Ansambli i Herojve të Vigut, Mjedë Shkodër. Shteti programonte për raste të tilla të veçanta, 45 ditë për tu përgatitur. Ansambli “Herojtë e Vigut”, ishte grumbulluar me rreth 100 amtorë, nga më të vegjëlit deri te mosha e tretë. Drejtohej nga një rapsod që quhej, Vitor Paloka. Ai ishte punëtorë në Minierën e Dushit, aso kohe dhe antarë partie. Kishin ngelur dhe pesëmbëdhjetë ditë në dispozicion, kur me 12 shtator te Komisari i Brigadës Halit Kasemi, po vijnë përgjegjësit e kësaj Shtëpie Kulture, Ilmi Alibali (masovik), Bebin Vjerdha (shef muzike) dhe i ndjeri Gjovalin Gjoni i cili ishte përgjegjës i zonës për kulturën. Ata kërkojnë të më shkëpusin nga shërbimi ushtarak, deri në përfundimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm kombëtar.

Unë nga ai moment, dhe pse nuk kisha informacion, më parë shkova dhe më prezantuan para ansamblit dhe më deleguan të gjitha kompetencat, dhe njëherësh përgjegjësinë në emër të Byrosë së Partisë së rrethit ( isha me biografi të keqe), dhe mezi pritën sulmet kundër meje, sigurisht nga ata që drejtonin. Ajo që dua të them është se unë mora drejtimin e Ansamblit të Kooperativës më të madhe të rrethit të Shkodrës: “Heronjtë e Vigut” ,Mjedë.

Në konkurrimin që bëmë në Shkodër, para një komisioni të rreptë, siç ishte vetë ngjarja aso kohe, fitova vendin e parë me këngën e tërmetit me titull: “Ngrihuni ju o proletarë/ shihni çka ban populli shqiptar”. Vendin e parë e morëm edhe si ansambël por dua të theksoj, se për të pritur udhëheqësin u bashkuan edhe disa pika muzikore nga ansamblet e tjera, si dhe individë si Sali Mani, Jonuz Delaj etj,etj, Ky sukses falë përkrahjes së Z. Gjovalin Gjoni, si dhe respekti i jashtëzakonshëm i anëtarëve të ansamblit, duke filluar nga Gjergj Pacani, rapsod i vjetër, deri te nxënësit e shkollës, që janë më të rinj. Nga kjo kohë e deri në vitin 1984, unë u emërova drejtues i këtij ansambli, edhe pse po përpiqesha të zhvendosesha në Lezhë me banim. Në vitin 1984 jam shkëputur duke lënë gjithçka në rregull, dhe të organizuara, duke lënë katër premiera folklorike të regjistruara në Televizionin Shqiptar.

 1983, ju përjashtoheni nga grupi përfaqësues i Shkodrës në festivalin e Gjirokastrës,    5 ditë para nisjes për festival, kush ishte arsyeja?

Pas këtyre sukseseve erdhi koha e F.F.K të Gjirokastrës. Më thërrasin, Udhëheqësi Artistik Robert Prenushi dhe Gëzim Mesi (Drejtori i Shtëpisë Kulturës në Shkodër). Në rrethin tonë të rapsodëve ishin: Sali Mani, Mëhill Çuni, Pretash Nilaj, Jonuz Delaj, Vitor Paloka, ku të gjithë ishin antarë partie, dhe shumë afër saj( duke përjashtuar, Mëhillin dhe Pretashin). Pesë ditë pa shkuar në festival u bë një mbledhje e Organizatës së Partisë për festivalin dhe unë e prita siç e dija se do hakmerreshin për përgjegjësitë që më ngarkuan në 79-ën si drejtues i Ansamblit të Mjedës dhe me vendim partie më thërrasin dhe më thonë: “Mundesh me shkue në Mirditë, se je në karakter të tyre si interpretues”. Nuk e vajtoj kurrë, por ishte goditja më e rëndë në jetën time artistike, dhe buroi nga zemra ime kjo ngjarje.

Largoheni familjarisht nga Shkodra në vitin 1984 për në Lezhë, si u ndjetë në Lezhë? Si ishte jeta artistike në Lezhë në krahasim me Shkodrën?

Në vitin 1984 erdha në Lezhë. Fillova punë si Përgjegjës i    Kulturës në fshatin Tresh, Sektor i Ndërmarrjes Bujqësore  deri në vitin 1986, në 1987-ën kalova në një sektor tjetër në Hotelin e Gjuetisë, fundi i 88-ës emërohem si ekonomist furnizimi pranë Ndërmarrjes Bujqësore Balldren.

Po me grupin e Lezhës a ju penguan në Festivalin e Gjirokastrës?

Në vitin 1988 vjen përsëri F.F.K Girokastër. U mblodh Ansambli:” Çiftelia”. Unë isha pjesë aktive në këtë festival, pasi 75 % e prurjeve duhej burimore, ndërsa 25% krijimtari e re. Në krijimtarinë e re unë pata fatin të kem tre numra, dhe me tekst dhe me muzikë.

 Me grupin e Lezhës kënduat këngën “Perestrojka”, kush e krijoi këtë këngë? Si u prit? Kush ishte në Festival dhe çfarë thanë për këngën?

Ato që iontepretova ishin : “Rinia e Atdheut” dhe     “Perestrojka”, e para u intepretue nga grupi dhe e dyta unë me grupin. Një varg i perestrojkës ishte: “ Paska dal një Gorbaçov/ Ulë Brezhnjev e ngre Hrushov/ Të gjithë së bashku në një Trojkë/ Kuajt me radhë po i ndrrojnë/ hiq një maskë e ve një maskë/ Njëra sorrë, tjetra Laraskë ”.

 Përse u dekoruat nga Presidiumi i K.Popullor me Urdhrin “Naim  Frashëri Klasi i III-të?

Tridhjetë ditë nga Festivali i Gjirokastrës Kuvendi Popullor më akordon urdhërin: “ Naim Frashëri i Artë”. Ma dorëzojnë në Lezhë. Ma dorëzuan Z. Marash Noka,(Sekretar i Komitetit të Partisë së Rrethit të Lezhës) , dok. Tonin Çobani (inspektor për kulturën në rreth) dhe Gjok Cari Drejtuesi Artistik( Muzikant)

Kë nga udhëheqësit e asaj keni takuar dhe çfarë kujtimesh ruani?

Në ceremoninë e dorzimit ka qenë një përfaqësues i Kuvendit Popullor, dhe nga Ministria e Kulturës. Të tregohem i sinqertë nuk ua mbaj mend emrat, as pozicionin e punës së tyre. Në këtë festival i pari dhe i fundit për ne para vitit 1990 ishte pjesmarrse Drane Gega nga Kallmeti, ku për Ansamblin: “Çiftelia” ishte dhe mbetet emblemë e Lezhës, me tekstet e të ndjerit Dedë Ndue Lazëri, gjithashtu Pjetër Haberi edhe ky nga Kallmeti. Në këtë grup shkëlqente dhe Taze Ndoci nga fshati Zojs i Zadrimës, paulin Përvathi, Mark Nikolla, Fran Boci, Pjetër Pjetri, etj etj.. vlerësoj maksimalisht Gjokë Carin(muzikant) , si organizator dhe drejtues i këtij festivali, si dhe Agim Velen..

Më 1990 ju krijuat shoqërinë kulturore “Kuvendi i Skenderbeut”, si erdhi kjo ide? Nga kush përbëhej? Cilat ishin aktivitetet?

Në vitin 1990 me kolegun Tim Pjetër Jaku krijuam Shoqërinë Kulturore Artistike: “ Kuvendi i Skenderbeut”. Rreth Gjon Frrokut u grumbulluan të gjithë këngëtarët më të mirë të veriut, si Dava Gjergji, Zoja Pali, që vinin nga larg, i ndjeri Sykë Papleka, që vinte nga Bjeshkët e Mërturit, etj. Arritëm të bëjmë tri turrne. Gjithashtu në tetor të 1996-ës nga Parisi u ktheva në Romë, pasi era e luftës kishte filluar të fryjë. Valltaret Arben dhe Vera Isufi, këngëtarët Pjetër e Ndue Lleshi, koncertin e parë e dhanë në Maqedoni, në vitin 1992. Në vitet 94,95,96 udhëtuam në vendet si: Gjermania, Francë, Hollandë, Austri, dhe Zvicër e Danimarkë, me Gjovalin Ndonajn, Fran Vuken. Reshat Arbanën, etj, etj.

Një pritje e shkëlqyer me lot dhe gëzim, bashkatdhetarët kishin me vite pa u kthy në Atdhe. Me këngët e grupit: “ Kuvendi i Skenderbeut” , shoqëroheshin me duartrokitje dhe lot. Këngët dhe vallet tona ishin një motiv më shumë për mundësimin e luftëtarëve për clirimin e Kosovës, pasi ora e lirisë po afrohej.

 1996 krijohet SH.K.A.”DEA” me qendër në  Romë e cila drejtohej nga “Artisti i Popullit”, Viktor Gjoka, përse u ndërmor kjo iniciativë dhe si vepronte? Si u lidhët me Viktorin dhe çfarë kujtimesh ruani?

Po në vitin 1996-1999, unë qëndrova në Rromë, dhe Aty në bashkëpunim me Artistin e Popullit, Viktor Gjoka (aktor), krijuam Shoqërinë Kulturore Artistike:”Dea”, ku u organizuan të gjithë si: Bert Beltoj( profesor i Akademisë së Arteve), Artur Zheji, Shpresa Spaho (soprano),Kozeta Hajdini(mexo-soprano), Drita e Fatos Haxhiraj(aktorë), etj etj. Kemi dhënë disa koncerte në Romë dhe shumë qytete të tjera. Insiativa për këtë organizim kishte disa arsye: “ E para integrimi i vlerave kulturore shqiptare, komunikimi me shqiptarët në mërgim, në Itali e më gjërë. Pjesmarrja në organizimet e përvitshme në Itali të kulturave internacionale, ku përfaqësimi ynë ishte më i vlerësuari, në etnografi, në intepretime në këngë dhe valle shqiptare, duke mos e përjashtuar argëtimin pas lodhjes, për të gjithë ne që ishim të organizuar në këtë shoqëri.

 Në vonë e zhvendosët aktivitetin në Klinë Kosovë, cila ishte arsyeja dhe si u ambientuat?

Në vitet 2000-2003 kam punuar si Specialist Kulture pranë Komunes Klinë, Kosovë, duke u bërë ndër koordinatorët e binjakëzimit të Komunës Klinë me Bashkinë  Lezhë. Jam nderuar nga Kuvendi i Klinës me “Mirënjohje publike”. Mbas katër vitesh veprimtari kulturore në Komunën e Klinës Kuvendi Komunal e vlerësoi me titullin më të lartë që jep Komuna “Qytetar Nderi i Komunës Klinë” e cila përbëhet nga 73.000 banorë

 Keni qenë Organizator i 4- Kuvendeve kombëtare të folklorit  në Lezhë, si dhe nga kush u organizua ky Kuvend. Mesazhi? A e vazhdoi rrugën më tej?

1-2.11.2001: Jam organizator i Kuvendit të parë kombëtar të folklorit-  Lezhë. Me temë: “Ruajtja dhe trashegimi i vlerave të  artit burimor  Shqiptar”, në bashkëpunim me institucionet kulturore vendore.

02-03.09.2006: Jam organizator i Kuvendit të dytë kombëtar të folklorit  në Lezhë, me temë: “ Ruajtja e artit burimor shqiptar ne kushtet e  integrimit me popujt fqinje”.

03.032009: Jam organizator i Kuvendit të tretë kombëtar të folklorit-Lezhë me temë: “Kënga popullore e traditës, një thesar i gjallë i mitologjisë ballkanike”. Këtu u vendos që Kuvendi i Katërt të mbahet në qytetin historik të Prizrenit.

03.03.2012: Jam organizator i Kuvendit të katërt kombëtar të folklorit- Prizren. Me temë: “Përcjellja e këngëve të kreshnikëve tek  rapsodët e rinj në të gjithë trevat shqiptare”.

Përgatitemi për kuvendin e pestë Folklorik Kombëtarë. Tema është : Identiteti dhe Foklori Shqiptar”. Ky kuvend është jubilar pasi do të realizohet në rrethana më të mira, falë eksperiencës dhe kushtet, në të cilat ndodhet kultura, në përgjithësi dhe folklori në veçanti. Ky kuvend do të jetë i ligjëruar për të vazhduar, njëherë në tri vjet, si një traditë e shkëlqyer e këtyre vlerave

Cilat janë mbresat tuaja nga aktivitet qe keni pasur në Francë? Çfarë ju sollën këto aktivitete?

Udhëtimet kulturore me karakter përfaqësimi, janë suprizuese mandej dua të veçoj: Pjesmarrjen ne festivalin  e vendeve të ndryshme të botës, ku jam nderuar me çertifikata për intepretim dhe përfaqësim në skenë si artist.

Pjesmarrja në disa aktivitete të tjera internacionale më nderojnë, por më i rëndësishmi është ftesa në Festivalin e 21-të Botëror të Folklorit në vitin 2011 në Lion të Francës, ku morën pjesë 32-vende nga e gjithë bota, në mes të tjerëve konkurues më ra radha të jem për 12 minuta në intepretim, me çifteli shoqëruar me bilbil nga instrumentisti, Gjovalin Ndreca. Në fund suprizues ishte që Gjon Frroku, nderohet me çmimin e nderit. E përjetoj dhe sot me emocion këtë çmim që ia solla vendit tim.

Jeni nderuar me çmim nga Organizata Botërore e Paqes në Botë. Si e vlerësoni këtë çmim?

Me datën 03.11.2017 në sallën e biblotekës së qytetit të Lezhës Akademia Botërore e paqes më akordoi dy çmime. “MISJONAR I PAQES” dhe “URDHËRIN E ARTË PËR PAQE SHENJËTORJA “NËNA TEREZË” .Çmimet u ndanë në Biblotekën “Gjergj Fishta” në Lezhë,nga Kryetari i Akademisë se Paqes Botrore, Dr Madhy Krishan( Nipi i Gandit), nga Ambasadori e Përfaqsuesi i Trupës Diplomatike Botrore “Shenjti Gabriel” Z. Ëilliam Ëeiss.., nga Dr Shefki Hysa Guvernator i Misionit Diplomatik, Paqe dhe Zhvillim për Ballkan dhe Evropë dhe nga Stafi i Akademisë Botërore të Paqes..!!!I pari u është dhënë edhe disa përsonaliteteve të tjera, ndërsa nderimi i dytë jame vlersuar si i treti në Republikën e Shqipërisë03.11.2017.

SHKARKO APP