Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një “Napoleon”, një “Courvoisier”, një “Skënderbe”?

Kultura E shtunë, 25 Shtator 2021 19:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Luan Rama

E dashur mike… Meqë kalova nga qyteti Cognac, qyteti mesjetar i Francës dhe vendlindja e një prej mbretërve më të shquar të saj, François i I-rë, ai që pati si aleatë të fortë që në Marignano dhe më pas në tokën e mbretërisë stradiotët shqiptarë të Merkur Buas, ti më pyete me kureshtjen tënde dhe për konjakun francez. Sigurisht, në kohën e stradiotëve shqiptarë vreshtat ishin të begata në këtë zonë, por konjaku ende s’kishte filluar aventurën e tij marramendëse.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Jo larg që këtej, anijet angleze e holandeze vinin në portin e Rochefortit, buzë Atlantikut të merrnin verën franceze, meqë kjo pjesë e Francës atë kohë ishte protestante dhe nën influencën angleze. Më vonë erdhi lufta fetare mes katolikëve e protestantëve që kulmoi me “Natën e Shën Bartolomeut” ku gjaku u derdh lumë dhe ku morën pjesë edhe stratiotët shqiptarë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pasi mbreti Henri i IV-të vendosi paqen fetare me deklaratën e “Edith de Nantes”, punët e tregtimit të verërave shkuan mbarë, anijet u shtuan, por meqë rruga ishte e gjatë deri lart në vendet skandinave, atëherë prodhuesit e verërave menduan që verën ta distilonin dhe të krijonin atë lëng të pastër aromatik që në atë kohë do të quhej “brandwijn”, e më pas do të merrte emrin “Cognac”, “Armagnac”, “Remy-Martin” (çka e gjenim gjithnjë në shtëpinë e franko-shqiptares Solange d’Angély – ku shqipja bëhet akoma më e ëmbël), e emra të tjera, për çka Franca do të shquhej në gjithë botën.

Kapitullin e konjakut nuk e kam prekur në librin tim mbi verërat franceze, ”Vera, ky nektar i njerëzve dhe i hyjnive”, por sidoqoftë do të duhej të shkruhej, pasi ashtu siç themi për verërat e famshme një “Romanée Conti”, një “Chateau Margot”, një “Talbot” apo “Rotchild” dhe “Saint Julien”, themi tashmë dhe emrat e konjakëve francezë.

Atëherë konjaku vendosej në damixhanë të mëdhenj qelqi (1875) dhe unë kisha menduar se fjala damixhanë ishte otomane, por jo, ajo vinte nga fjala “Dame Jeanne” pra “Zonja Zhanë” dhe kjo zonjë figurative kushedi sa burra bënte t’i përgjëroheshin. Kështu u krijuan dhe shtëpitë e para prodhuese të konjakëve, si “Martell” më 1719, “Hennessy” që pamë në Cognac e hapur më 1765, shtëpia “Otard” që më 1795 e vendosur në hyrjen e kështjellës që vizituam etj.

Në Jarnac, ku ndaluam dhe ku është shtëpia e lindjes se ish-presidentit Mitterrand si dhe varri i tij në varrezat e qytetit, të bënin përshtypje ndërtesat e vjetra ku strehoheshin alkoolet dhe ku muret ishin të nxira, me myk, pasi në to konservohej konjaku dhe avujt si dukej gërryenin muret e ndërtesave. Në Jarnac ngrihet madhështore ndërtesa e fabrikës së konjakut “Courvoisier”, një nga konjakët më të preferuara të botës, ashtu si dhe “Napoleon”. Por, është dhe “Royer”, “Remy-Martin” etj.

Duke ndjekur rrjedhën e lumit Charente, drejt Rochfortit, e pamundur mos të ndalosh në Cognac, në këtë qytet ku kisha ardhur për herë të parë kur fillova karrierën diplomatike në Francë dhe kur duhej të mbaja një konferencë rreth Shqipërisë. Gjatë një vizite në fabrikën e konjakut, më dhuruan një shishe të bukur kristali me konjak “Napoleon”, por tundimi nuk më la ta mbaja si koleksion. Dhe kënaqësia ishte padyshim e veçantë.

Në hyrjen e kështjellës, ku dhe ka lindur mbreti François I, është një muze si dhe salloni i shitjes së konjakëve të një prej shtëpive më të vjetra prodhuese, “Otard”. Gjithçka ishte kthyer në art, ashtu si dhe në sallën e muzeut të konjakëve franceze po në këtë qytet. Dhe, padyshim, para teje zbulohet një botë e tërë ngjyrash, transparencash, aromash, pasi kur blen diçka dhe e deguston konjakun që zgjedh.

Kjo na ndodhi gjatë udhëtimit në një fshat buzë lumit, në Landar, ku që nga bregu, fare afër, dukeshin pankartat e punishtes dhe kazanët e mëdhenj të specialistit Babinot. Të hysh në mjediset e prodhimit të një artizani është padyshim një kënaqësi e veçantë, pasi ai ka kohë të të flasë për prodhimin e “Pineau”-së, një lloj likeri i alkoolizuar si dhe për konjakët që konservon.

Ka shishe që janë ruajtur pesë vjet, të tjera 10 vjet, dhe të fundit 25 vjet e më shumë… e sigurisht sa më shumë kanë kaluar vitet, aq më i shtrenjtë është konjaku. Vështroja këto punishte artizanësh dhe mëndja më rrinte gjithnjë tek konjaku i dikurshëm “Skenderbeu”, i famshëm në vendet e Evropës Lindore në vitet 1960-1990, por jo aq në vendet perëndimore, dhe kjo për mungesë eksperience si dhe mjetesh prodhuese, laboratorësh etj. Ndoshta prodhuesit e verës do t’i kthehen një ditë dhe distilimit të alkooleve të llojit të konjakut dhe ne do të kemi një pije me emër dhe konkurruese në tregun botëror…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.