FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një serial për Zonjat e Para të Amerikës

Një serial i ri për zyrën e Zonjës së Parë në Amerikë është në prodhim, që do të thotë Michelle Obama do të portretizohet në ekran për herë të parë.

“Variety” raporton se Davis ka nënshkruar një kontratë për të qenë producente e “First Ladies”, gjithashtu për të luajtur Michelle Obama-n, e cila ishte përkrah Barack Obama-s nga viti 2009 deri në 2017-ën në krye të shtetit amerikan.

“Showtime” është kompania prodhuese e shfaqjes televizive dhe në sezonin e parë do të tregojë historitë respektive, personale dhe politike, të Eleanor Roosvelet, Betty Ford dhe Obamës, në zyrën në krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?