Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:40 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026, sipas të dhënave më të fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë është: një euro këmbehet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Njerëzit që e këndojnë duan që bota të dijë se ata ekzistojnë: 50 vjet nga krijimi i këngës, “My Way”

Kultura E premte, 24 Shtator 2021 14:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

U bazua në një pop-këngë franceze, që kurrë nuk arriti në vendin e parë… por, falë Frank Sinatras është bërë nje nga me te famshmet ne bote. Pjesë të shkrimit të gazetares Emily Mackay, të botuar në Guardian, Telegrafi sjell më poshtë.

Në fund të viteve ’60 të shekullit të kaluar, kompozitorit të ri të quajtur David Bowie, iu kërkua nga menaxheri të shkruajë një tekst anglisht për një pop-këngë frënge, të quajtur “Comme d’habitude” (Si zakonisht), e të kënduar nga Claude François.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“E ktheva në titullin e tmerrshëm, ‘Edhe një budalla mëson të dashurojë’, që u refuzua menjëherë, me të drejtë besoj”, ka thënë Bowie më 1999. “Dhe, kaloi te Paul Anka që e bëri tekstin e tij anglisht. E quajti thjesht dhe mirë, ‘My Way’ (Mënyra ime)”.

Versioni i Ankas, i kënduar nga Frank Sinatra, hyri në top-listat e Britanisë së Madhe 50 vjet më parë. Ishte në Top 100 për 124 javë, 75 nga të cilat në Top 40. Është një nga këngët më të interpretuara në karaoke, përzgjedhja e dytë më e famshme në emisionin “Desert Island Discs” (që ka nis në vitin 1942 – v.j.) dhe vazhdimisht është në mesin e tri zgjedhjeve për varrimet që ndodhin në Britaninë e Madhe.

Kënga merr jetë në fillim të vitit 1967 si “For Me” (Për mua), me tekst anglisht nga kompozitori Jacques Revaux (për herë të parë kënga u këndua nga Hervé Vilard). I pakënaqur nga ky version, François, që porsa ishte ndarë nga France Gall, me ndihmën e tekstshkruesit Gilles Thibaut e ktheu tekstin në një lloj proto-“Dashuria do të na ndajë” (këngë e grupit Joy Division – v.j.): “Dora ime prek flokët tua… ma kthen shpinën, si zakonisht”!

Anka ishte ish-adoleshent në vitet ’50 të shekullit XX, që ishte rritur duke adhuruar Sinatran. Ai e dëgjoi këngën për herë të parë gjatë pushimeve në Francë dhe i bleu të drejtat për ta bërë me tekst anglisht.

Sinatra, që do të mbushte 53 vjet, ishte në Miami duke xhiruar filmin “Lady in Cement” kur takoi Ankan në darkë. “Djalosh”, ka thënë Sinatra, “jam lodhur, ndaj do ta bëjë edhe një album dhe ika”.

Anka, i prekur nga këto fjalë, u kthye në Nju-Jork ku punoi gjithë natën në një tekst lamtumirës për këngën franceze, që do të vuloste vlerën e Sinatras. Përgjigja e Sinatras ishte: “Është interesante, djalosh. Do ta bëjmë”.

Sinatra punoi në zë dhe artikulim para se të hynte në studio. Ia doli me një këndim fenomenal në dhjetor 1968. Kënga u lansua në prill 1969. Më vonë ai do të thotë se “My Way” vërtetë “kishte të bënte me jetën time”. Edhe Anka thotë se përvoja e Sinatras e ndihmoi që kënga të ketë fuqi.

“Gjërat e këqija i ndodhin secilit çdo ditë, qofsh ti Frank Sinatra apo Joe Blow”, thotë Anka. “Natyrisht që kishte pendesa, prandaj jemi dehur çdo natë. Dilte kjo nga ai, nga Ava Gardner, nga kushdo… por, kjo ishte magjia e Sinatras: kur këndonte, e besoje. Ai ishte në gjendje ta përcillte këtë dhe të ndihmojë njerëzit që kishin nevojë”.

Performanca e Sinatras është hipnotike. Kur Bowie e dëgjoi këngën në radio, u mahnit.

“Në një si hakmarrje”, tha ai, “shkrova këngën ‘Life on Mars’ (Jeta në Mars)”. Dhe, në fakt, në një shënim brenda kopertinës së albumit “Hunky Dory”, për këtë këngë thuhet: “Frymëzuar nga Frankie”.

Çuditërisht, për një këngë të tillë monumentale, “My Way” kurrë nuk arriti në vendin e parë. Por, kaptoi imagjinatën, duke i sfiduar të tjerët të mendonin se cila mund të ishte mënyra e tyre. Në 1970, Brook Benton ishte ndër të parët që e bëri një version. Pastaj, Vera Lynn, Al Martino, Dorothy Squires, Shirley Bassey, Aretha Franklin, Nina Simone, Paul Anka, Elvis Presley…

“’My Way’ ishte gjithmonë në kokën time si një nga këngët epike që do të doja të shkruaja”, ka thënë Ron Mael i grupit Sparks. “Secili ka interpretimin e tij dhe çdo këngëtar sjell rrëfimin e vet në këngë”.

David Dale që kishte një bar të karaokes, për këtë thotë: “Njerëzit dalin dhe e këndojnë sepse duan që bota të dijë se ata ekzistojnë”. Por, çuditërisht, ditorja New York Times më 2010 raporton për shumë vrasje në lokale të tilla në Filipine, që kanë ndodhur kur njerëzit e këndonin keq këngën “My Way”.

Sidoqoftë, edhe 50 vjet pas, “My Way” ofron mundësi të reja. Me siguri, do të mbijetojë edhe 50 vjet të tjera, nga gjeneratat që do ta zbulojnë e do të vendosin ta bëjnë në “mënyrën e tyre”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3bYwKp2FJro

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 3 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Moti këtë të dielë
Para 7 minutash

Moti këtë të dielë

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 11 minutash

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 2 orësh

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.