Njoftim për mediat që duan të ndjekin Festivalin e 56 të RTSH-së

Organizatorët e Festivalit të 56-të të Këngës në Radio Televizion, njoftojnë të gjithë mediat e interesuara që duan të ndjekin Festivalin dhe të jenë pjesë e diskutimeve në post-festival, të dërgojnë elektronikisht një kërkesë me emrin e gazetarit/es dhe një foto dokumenti në adresën e zëdhënëses së Festivalit, [email protected].

Kërkesa duhet të jetë e firmosur nga titullari i medias dhe të mbajë vulën e subjektit mediatik, si dhe një numër kontakti.

Kujtojmë se për shkak të transmetimit live, nuk do të lejohen kamera në sallë, por çdo pamje e nevojshme për mbulim televiziv do të vendosen në dispozicion nga RTSH-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?