Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:55 Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas Pas tre sesioneve të provave të lira dhe kualifikueseve të zhvilluara të shtunën mbrëma sipas orës italiane, ka ardhur momenti më i pritur dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nuk i shkeli tokat e tyre, por krijoi stereotipa të rrejshëm për ta: Shqiptarët në veprën e Karl Mayt

Kultura E premte, 24 Shtator 2021 11:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Emri i shkrimtarit gjerman, Karl May është pothuaj i panjohur për shqiptarët, po ashtu edhe libri i tij, ku si protagonistë veprojnë edhe shqiptarët, “Mes për mes vendit të skipetarëve”, njëri nga romanet e ciklit të Orientit. Megjithatë është pikërisht ky roman i panjohur për kulturën shqiptare, i cili ka qenë vendimtar në përcaktimin e imazhit të shqiptarëve në botën gjermanishtfolëse. Madje variacionet e këtij romani përdoren ende sot si tituj librash apo përshkrime udhëtimesh të gjermanëve apo austriakëve që kanë zgjedhur të tematizojnë Shqipërinë.

Lindita Arapi

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Karl May vetë nuk e vizitoi vendin e shqiptarëve apo arnautëve, siç i quan ai shqiptarët, asokohe pjesë e Perandorisë Osmane, megjithëse romani i tij mban jo vetëm titullin, por edhe në subjekt trajton një udhëtim nëpër vendin e rrezikshëm të shqiponjave. Shkrimtarit nuk i ra rruga nga rajonet e banuara me shqiptarë, as kur ai ndërmori udhëtimin e tij nëpër Orient në vitin 1898, kur synoi të përshkonte me këmbë territoret e përshkruara me aq detaje dhe me kolorit mbresëlënës vetëm me forcën e fantazisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithatë Karl May i kthen shqiptarët në personazhe të romaneve të tij. Të egër, brutalë, vrasës, të errët si në karakterin e tyre, ashtu edhe në peizazhin që i rrethon këta janë “skipetarët” e Karl Mayt, një konstrukt fantazie, bazuar mbi stereotipat negativë për shqiptarët, që ekzistonin në Evropë edhe para se Karl May të shkruante romanin e tij. Ndoshta elementët e këtij imazhi ishin “idealë” për shkrimtarin, për t’i dhënë ngjyresën e përshtatshme historive që ai donte të shkruante me hajdutë dhe vrasës.

Megjithëse shqiptarët paraqiten si figura negative në veprën e shkrimtarit, historiani dhe njohësi i Karl Mayt dhe Shqipërisë, Michael Schmidt-Neke, është i mendimit se imazhi i tyre nuk është tërësisht negativ: “Megjithëse si bir i shekullit XIX, May ka qenë i ndikuar nga stereotipat racistë të këtij shekulli, kur vjen puna tek prezantimi i shqiptarëve ai është vërtet i diferencuar. Ai i pikturon ata me të zezë, por edhe me të bardhë.”

Schmidt-Neke konstaton një dallim në mënyrën se si pasqyrohet shqiptari në vendin e vet dhe kur ai del si figurë në Perandorinë Osmane.

“Kur Karl May përshkruan xhandarin shqiptar në Kurdistan apo diku tjetër, ata janë jashtëzakonisht brutal, të tmerrshëm dhe pak inteligjentë. Ndërsa imazhi i shqiptarëve në vendin e vet është relativisht i diferencuar. Uni rrëfyes, Kara Ben Nemsi me të cilin May shpesh identifikohet, lufton kundër hajdutëve shqiptarë, por ai edhe bën ujdi me krerët e fiseve shqiptare të cilëve u shpëton jetën dhe May krahasimisht na jep një imazh pozitiv të tyre.”

Pyetja që lind është se nga cilat burime i ka marrë shkrimtari gjerman për informacionet për shqiptarët. Studiuesit që janë marrë me veprën dhe jetën e Karl Mayt janë të mendimit se shkrimtari ka pasur pak njohuri, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për Ballkanin në tërësi. Në këtë kontekst të mungesës së njohurive mund të shihen edhe gabimet që gjenden në veprën e Karl Mayt. Në romanin për “skipetarët”, autori përzien gjuhën shqipe me atë serbe (gabimisht ato janë për të një gjuhë e vetme). Po ashtu gjenden edhe gabime gjeografike të toponimeve të ndryshme që përdor May në veprën e tij.

Historiani Michael Schmidt-Neke ka studiuar burimet e ndryshme që i kanë shërbyer Karl Mayt për ciklin e romaneve të tij për Orientin. Sipas historianit, Karl May nuk i ka njohur veprat e studiuesit të njohur gjerman Johann Georg von Hahn, apo të Joseph von Xylanderit. Por, në tavolinën e shkrimtarit duket se kanë qëndruar vepra të tjera, të cilat në thelb nuk paraqisnin ndonjë imazh edhe pozitiv për shqiptarët.

“Hapësira shqiptare nuk i interesoi shumë kohë Mayt, prandaj ai ngeci për fat të keq pak a shumë tek një libër i keq. Ky ishte libri ‘Shqipëria e veriut dhe lidhja e saj’ e publicistit austriako-malazez, Spiridon Gopceviq, i cili siç dihet është një burim tepër i diskutueshëm.”, thotë ai.

Megjithëse Karl May i përshkruan shqiptarët jo edhe me aq tone pozitive, nuk mund të provohet se ai e bën këtë me qëllim fyerjeje apo denigrimi. Për shkrimtarin shqiptarët ishin lëndë letrare, imazhi për ta i shërbente atij për të krijuar një letërsi aventureske plot të papritura, rreziqe e peripeci – ku në fund fitonte gjithmonë e mira ndaj së keqes.

Është pikërisht kjo lloj letërsie intriguese që e bëri atë një autor shumë të dashur, sidomos për gjermanët e rinj. Por, edhe gjermanët që kanë lexuar Karl Mayn nuk e kanë perceptuar patjetër një imazh negativ për shqiptarët. Politikani gjerman i CDU-së, Roderich Kiesewetter, i cili njeh Shqipërinë e sotme, por edhe veprën e Karl Mayt që nga mosha 12 vjeç nuk mendon se romani i Karl Mayt ka përcaktuar tek ai ndonjë imazh negativ për shqiptarët: “Për mua ishte shumë impresionuese atëherë të kuptoja sa shumë luftonin për lirinë e tyre bijtë e shqiponjave, shqiptarët, dhe kundër atyre që kalonin në vendin e tyre. Unë mundja ta diferencoja këtë që atëherë.”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Tani

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 15 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Moti këtë të dielë
Para 19 minutash

Moti këtë të dielë

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 24 minutash

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.