“Nuk po shkruhet asgjë artistike”, kompozitori Osman Mula: Po dëmtohet krijimtaria
Regjisori dhe kompozitori Osman Mula i ftuar në emisionin “Oda” në Fax News, ngriti shqetësimin e degradimit të artit kombëtarë ne vendin tonë, ku sipas tij është dëmtuar krijmtaria artistike.
Duke ju referuar televizionin shqiptar, Mula u shpreh se nuk transmetohen këngë shumë të njohura dhe se jepet krijmtaria që vjen nga internet, pasi ajo ka kosto shumë të lirë dhe nuk investohet tek artisti i mirëfillte.
“Kanë filluar të dalin njerëz anonime. E gjitha kjo ka dëmtuar krijimtarinë. Tani nga viti në vit njerëzit kanë filluar të thonë se kjo këngë do të fitojë vendin e parë në Festival.
Unë vij nga një qytet që një kompozitor i ka thënë dikujt: Të jap vajzën kaq djalë i mirë je, por në skenë nuk të nxjerr se nuk di të këndosh.
Televizionin shqiptar ka kaluar vasal, as transmetimin nuk e ka bërë. Nuk transmetohen më këngë shumë të njohura, japin krijimtarinë që vjen nga interneti që nuk paguajnë asnjë lek. Largon krijimtarinë dhe fut këtë që mos ta paguash. Ty të lë pa paguar dhe pastaj nuk shkruan askush asgjë artistike, as balet as opera. Janë harxhime të mëdha! Po sheh ndonjë opera shqiptare, ndonjë balet shqiptar?! Çdo ditë lehtësohet bërja e artit dhe vjen në një gjendje kaq të rëndomte që nuk ke qejf ta dëgjosh.
Në momentin, kur shoh që një emer ka pesë këngë unë nuk marr pjesë më aty në atë festival. Nuk e konkuroj dot, nuk jam në kushte të barabrata. Festivali duhet të mbajë në këmbë këngët shqiptare. Në momentin që tronditet krijimtaria të vendosur me aq forcë, e githa kjo lloj e dëmton në themel.”