Oprah Winfrey nderohet me çmimin e Artë

Ylli i televizionit në SHBA Oprah Winfrey është shpallur fituesja e çmimit prestigjoz “Cecil B DeMille”. Kreu i ‘Golden Globes’ Meher Tatna tha: “Për gjenerata të tëra, Oprah ka demonstruar karakter të fuqishëm femëror në ekran dhe ka qenë model i grave dhe vajzave të reja”. Çmimi i Oprah u njoftua nga aktori Morgan Freeman i cili fitoi të njëjtin çmim në vitin 2012.Ajo do të tërheqë çmimin e saj në çmimet e Golden Globes në janar. Fituesit votohen nga Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollivudit (HPFA). Shfaqja e Oprah Winfrey është një nga programet më të shikuara në historinë amerikane. Tatna e përshkroi atë si “një nga gratë më me ndikim të kohës sonë”. Çmimi jepet çdo vit në ceremoninë e Golden Globes, duke njohur “një individ të talentuar që ka pasur ndikim të pabesueshëm në botën e argëtimit”. Tatna e përshkroi Oprah si “udhëheqëse globale të mediave, donatore, prodhuese dhe aktore”, duke shtuar: “Ajo ka krijuar një lidhje të pashembullt me njerëzit në mbarë botën, duke e bërë atë një nga figurat më të respektuara dhe më të admiruara sot”. Veç shfaqjes së saj të famshme Winfrey ka gëzuar gjithashtu karrierë si aktore, përfshirë një rol të nominuar nga Oskar në “Color Purple” të Steven Spielberg, në vitin 1986. Ajo gjithashtu luajti në ‘The Butler and Selma’, ku ishte vetë producente. Oprah është gjithashtu e njohur për bamirësi.Këtë vit shënon 10 vjetorin e Akademisë së Lidershipit të Oprah Winfrey për Vajzat në Afrikën e Jugut.

SHKARKO APP