Pandemia e COVID-19 nuk ndal Festivalin Folklorik në Lezhë
Pandemia e COVID-19 nuk e ka ndaluar organizimin e festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentisteve Popullor.
Edicioni i 11 i këtij festivali bëri bashkë në vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në Lezhë, rapsod dhe instrumentist nga qytete të ndryshme të Shqipërisë të cilët shpalosen vlerat artistike të trevave të tyre.
Ky aktivitet kishte si qëllim, ruatjen dhe përçimin e traditave të trashegimisë kulturore.
I pranishëm në këtë festival ishte edhe Kryetari i Bashkisë të Lezhës,Pjerin Ndreu.
“Folklori është një pjesë e rëndësishme e kësaj treve, është një pjesë mjaftë e rëndësishme për B ashkinë, të bashkëpunimit tonë me të gjithë rapsodët, instumentistët, këngëtarët dhe ata që kontribojnë në rritjen dhe ruajtjen e folklorit”, është shprehur Ndreu.
Në këtë festival morën pjesë grupet artistike të nga pothuajse e gjithë Shqipëria, ndërsa çmimet fituese do të shpallen në natën e dytë e cila do zhvillohet mbrëmjen e së martës.
Për shkak të masave anti-covid ku festival është mbajtur në ambiente të jashtme.