Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pandi Raidhi, të pathënat e një aktori të lindur

Kultura E hënë, 20 Shtator 2021 18:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eshtë e vështirë të shkruash për njerëzit, që i ke njohur pak ose aspak edhe sikur të kesh parë apo lexuar gjithë veprat e tyre. Ndoshta ndonjë aktor i talentuar i teatrit të Korçës apo regjisor i Kinostudios mund të jepte atë ç’ka ishte esenciale për një aktor të kalibrit të madh si Pandi.

Ne i përkasim një brezi, që u rritëm me idenë, që Pandi ishte aktori më me humor i Korçës dhe ndoshta i gjithë Shqipërisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Në qytet flitej shpesh për rolet e tij komike në teatër, monologjet, batutat e sajuara në skenë dhe të tjera situate komike të zgjidhura me intuitë dhe mjeshtëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në një shfaqje të fillimit të viteve ’60 në kinema “Morava” gjatë një monologu i kishte rënë hunda prej parafine dhe ndërsa salla qeshte batuta e Pandit “Me këtë të ftohtë të bijen edhe veshët dhe jo vetëm hunda!” kishte bërë, që të gjithë të shpërthenin në një gaz të papërmbajtshëm.

“Pandi Raidhi kishte të gjitha cilësitë, që duhet të ketë një aktor i kompletuar. Paraqitje skenike, zë të plotë dhe të qartë, sy ekspresivë dhe trup atleti. Kishte luajtur edhe me ekipin e parë të futbollit të “Skënderbeut” dhe kishte qënë edhe kampion i Shqipërisë në zbritje të lirë me ski” –

Të tilla cilësi që e ndihmojnë aktorin rrallë i gjen edhe në artistët e famshëm botërorë. Ndaj kishte mundësi të luante role të ndryshme, që kërkonin edhe ngarkesa të mëdha fizike si në teatër ashtu edhe në kinema. Këndonte bukur dhe dinte edhe të luante në kitarë.

Kishte patur role kryesore edhe në operetat “Agimi”, “Së bashku jeta është këngë“ dhe “Brigadierja”, ku duhej të këndonte shumë mirë. Dhe kishte kënduar shumë mirë. Kishte sjellë edhe në to, energjinë pozitive, që sillte zakonisht në skenë dhe në film.

Pandi ishte jeta në kuptimin e pastër dhe gati fëminor të saj. Pozitiv, pa brenga. Tronditej kur dëgjonte se kishte vdekur njeri edhe sikur ai, që kishte ndruar jetë të ishte i moshuar.

I pëlqente jeta në plotërinë e saj, me ushqimin, pijet, muhabetet e çiltra dhe shakatë. Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë të ankohej dhe nuk besoj se kanë qënë të shumtë ata, që e kanë dëgjuar të ankohej.

Sigurisht, që talenti i lindur nuk mjaftonte për ta bërë aktor të madh. Kishte mësuar shumë nga Sokrat Mioja, Pandi Stilloja dhe Pirro Mani. Prej tyre kishte nxënë jo vetëm si të lëvizte më mirë në skenë, si të ushtrohej pët të bërë më të qartë diksionin, si të hidhte batutat,

që të dëgjoheshin deri në fund të galerisë, por edhe si të studionte për karakteret, që do luante. Në një nga rolet më të arritura të tij në teatër, atë të Thanasit në “Hijet e natës”, ishte munduar të gjendte në qytet dikë, që mund të imitonte dhe t’i përshtatej rolit.

E kishte gjetur dhe kishte marrë esencën e tij dhe e pat sjellë me art në skenë. Kështu edhe në plot role të tjerë.

Teatri i asaj kohe, me numurin e pakët të premierave dhe gamën e kufizuar, nuk krijonte dot hapësira të mjaftueshme për një artist si Pandi Raidhi. Për fat të mirë,

Kinostudioja filloi të rriste numurin e filmave dhe pasi shkëlqeu në “Horizontet e hapura” krahas Sandër Prosit dhe Nikolin Xhojës, Pandin filluan ta thërrisnin gjithnjë e më shpesh për role karakteresh në filma. Atëhere spikati edhe një cilësi e re e aktorit – “E donte kamera”.

Jo të gjithë aktorët e mirë të teatrit e kanë të lindur këtë cilësi. Pandi e kishte. Përveç Viktor Gjikës, që e kërkonte gjithmonë, filluan ta kërkonin edhe të tjerë. Rolet e tij në “Yjet e netëve të gjata”, “Përballimi”, “Krevati i Perandorit”, “Zonja nga Qyteti” mbetën të paharrueshëm.

Mbi të gjitha, Pandi shkëlqeu në një film të Dhimitër Anagnostit të quajtur “Monumenti”. jo shumë i njohur nga publiku i gjerë për shkak të metrazhit të shkurtër. I gjithë filmi ishte një interpretim mjeshtëror dhe shumë i ndryshëm nga role të tjera të tij.

Ka pasur diskutime, nëse Pandi Raidhi ishte aktor komik apo aktor i një profile të caktuar.

Unë pajtohem me mendimin, që ai ishte një aktor i lindur, dhe që mund të luante çdo lloj roli edhe pse pak ishte i provuar në role negative. Si aktorët e tjerë të brezit të tij, e kishte mësuar mjeshtërinë edhe duke ndjekur me vëmendje interpretimet në filmat e Hollivudit apo ato europiane, të më të mëdhenjve si Klark Gejbëll, Zhan Gabën, Geri Kuper e të tjerë.

Mbi të gjithë veçonte Spenser Trejsin. Mund të luante nëse do kishte mundësitë edhe si ai. Stereotipizmi i disa aktorëve të asaj kohe vinte edhe nga kufizimi i pjesëve.

Për një kohë të gjatë, aktorët ishin të detyruar të luanin vetëm pjesë shqiptare dhe si rrjedhojë aftësitë e tyre futeshin brenda “kanonesh” të caktuar.

Për Pandin njeri mund të shkruash e shkruash gjatë. Qindra njerëz që e njihnin dhe shoqëroheshin me të në rrugë, kafene, apo kur ngjitej Moravës mund të tregojnë episode nga më interesantet. Ndoshta qytetit i duhet të bëjë më pak se kaq.

Vetëm të shkruajë “Pandi Raidhi” në ballin e Teatrit të Korçës.

/Marre nga Shkodra.info/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Para 17 minutash

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 51 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 1 ore

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 1 ore

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 19 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 22 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.